EKZORCIZMI / Poezi nga Agron Tufa

Poezi nga Agron Tufa

 

EKZORCIZMI

Do thërrasim doktor, do thërrasim heqim,
sall ti të mos kesh asnjë mendim.

Mendimet e tua shumohen me spore,
shpërthejnë në ajër stuhi dëbore,

që bie dhe mbush dhe rrugët dhe sheshet,
që ngrin buzëqeshjet, pezullon marrëveshjet.

Mandej vjen acari me ithtësinë e ngricës:
ngujohen qytetet prej provincës.

Izolim, paralizë nga mali në fushë –
gënjeshtrat tona s’do t’i blejë më kush.

Herëdokur njerëzia vetmie ngujuar
ka gjasë të zgjohet e purifikuar.

Të ndërhyjnë, pra, xherahë e heqimë,
sall ti të mos kesh asnjë mendim!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s