Poezi nga Dije Lohaj

Poezi nga Dije Lohaj

 

DASHURIA IME MBIN NË FIJE BARI

Po,
Dashuria ime!
E tillë do të jem, 
Ashtu si më ke njohur,
Në dhe e mbi dhe.

Dhe një ditë,
Kur të rrjedhë
Nga shpirti vaji i shenjtë,
Dhe të flas nga palët e tokës,
Kur barin tim të njomë
E puthin lulet,
Si blerimi yt, dashuri!
Do të jem dhe unë,
Ëndërr kafkash
Për portrete të natës në rrugë.

Po,
Dashuria ime! Të dyja një gjini kemi,
Një fat mbështjellë me re,
Ti mbin në fije bari,
Në fije bari mbij dhe unë,
Mes lulesh që ujitin puthjet,
Edhe në këtë pranverë,
Që është penduar
Të jetë stinë e dashurisë,
Në rrebeshin e mallit,
Në kreshtat e stuhisë.

Po,
Dashuria ime!
E tillë do të jem,
Ashtu si më ke njohur,
Në dhe e mbi dhe.

 

PLAGËT E REJA TË ATDHEUT

Lotët u thinjën
Duke këlthitur
Stinëve të flakëta,
Zverdhen frutat
E filizat thyhen
Udhëve të stërzgjatura.
Gjakosen ëndrrat,
Të sfilitur shekujve,
Brodhëm shtigjeve
Me një copë malli në sy.

Sërish udhët e atdheut
Ikin plagëve të reja, sërish!

Kahmot t’i kam njohur këto plagë,
Se muranat i lava me lotin tim,
Sillesha si korb varr më varr
E zonjës mëmë ia fshija lotët ,
Nga rrudhat e faqeve të saj.

Plagët ia mjekoja
Edhe atëherë,
Kur bënte furtunë e acar,
Lirikë i belbëzoja ngadalë
Për kullat,
Për gurrat,
Për burrat,
Për urrat për lirinë.

Sërish udhët e atdheut
Ikin plagëve të reja!

Sërish hapen plagët e reja të atdheut,
E Gjergj Elez Alia lidh plagën e dhjetë.

Mur më mur shpalos dhembjet,
E sërish lulëkuqet nëpër ninulla mbijnë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s