Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

EDHE KËSAJ, STINE…

Edhe kësaj stine
Plagët i lidhëm në ballë, me kujtimin e lavdisë
Thika, pas shpine
Na i numëron dëshmorët, sikur shtatoret e lirisë

Me dridhmat e jetës, plisin, nën hije betejash e kërojmë
Si të marrët lulëkuqen, nëpër malet e bardha, të Sharrit
Me sytë n’kulm t’dimrit, yje e hënë natën ta zbardhojnë
Si n’pranverë, kur duken lulet e kuqe të jetës, mes barit

Edhe kësaj stine
Me kujtimin e lavdisë, plagët e varret i lidhëm në ballë
Thika, pas shpine
Na e ruan lirinë, si nëna tamblin në gji, t’mbetemi gjallë.

 

MES BUZËVE, TRADHTI…

I pashë
Korbat, mbi gur të varrit, rrinin, si hije malli
Thashë 
Vjenë, djalli me fatkobin e ditës, me sy mali

Kur dakiku i fundit, ndaloi mes buzëve tradhti
Si buzëqeshja e diellit, mbi bjeshkën me jeshile
Ku kokën pushonte, shtati plis, mbuluar me hi
Të zjarrit të xhindeve e të nuses të lindur kopile

I pashë
Me mikeshat e ardhura, për dasmën, sy mall
Thashë
Koka e thinjur, do t’pikëlohet me gjak n’ball’

 

DASHNINË E MBETUR, N’HARRESË…

Dy sy, mbi mall
Ngushllonin, dashninë e mbetur n’harresë
Dy rrudha n’ball’
Ruanin, kujtimet e lotit, derdhur n’shpresë

N’cep të gurit, jeta përkundte, djepa lumturie
Dhimbja e shtronte, sofrën e bukës së bekuar
Linjet plakeshin, si ngjyra toke, në kala lavdie
Si germat e fyndit, mbi abetaren e pa shkruar

Dy sy, mbi mall
Dashurinë e mbetur n’harresë e ngushllonin
Dy rrudha n’ball’
Lotin e derdhir n’shpresë, shqip e mallkonin.

 

PËR AT’DHEUN, TIM…

Lot, e ngushëllim
I përshpërit, gjuha e jetës, vetvetes
Për At’dheun tim
N’librin e shekujve, në sytë e jetës

Si ora e orëve, të trishtuara nga krismat liri
Mes thirrjeve të atdhetarëve, që s’vdesin kurr’
Si poezitë e shkruara, nëpër erën, plot stuhi
Mes mesit të shqipës, që rri, qepur për flamur

Lot, e ngushëllim
Pikturohen, sikur gjuha jetë, nën lëkurë
Për At’dheun tim
Piktur mileniumesh, ëndërr nën pëlhurë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s