Poezi nga Eva Kacanja

 
 
Poezi nga Eva Kacanja
 
 
Kur mendoj për Ty
 
Kur mendoj për Ty e përzë kohën dhe gjithçka ajo mbart,
Futem në guvën tonë prej guri ku uji buron i shenjtë dhe të flas…
 
Të tregoj ditë-netët e mia,
Të flas për shiun e harruar,
Për vapën që ngushton frymën time,
Për rrugët që mungesa i drejton në një dimension tjetër…
 
Nuk e harroj hënën,
I bëj një fotografi dhe e ruaj,
ndoshta ti me hënën tënde e krahason…
 
Sa gjëra të them!
Edhe ato që s’t’i thashë kurrë t’i tregoj mes lotësh se e di që s’më dëgjon…
 
Sa shumë jetuam,e sa pak ne dy!
Dita nuk i mjaftoi ditës e nata s’vuri gjumë në sy…
 
Kur mendoj për Ty e përzë kohën dhe gjithçka ajo mbart.
Malli nis e ngroh guvën tonë të gurtë…
 
Kandil i Shpirtit ndizet edhe fiket urtë…
 
 
In res media…
 
Në këtë grotesk distik,
Kur truri hapet nga fluks i mendimit,
Dhe në kthjelltësi perfekte,
arrij të dalloj shqiponjën,
që i sulet presë,
dhe gjarprin
që zvarritet ftohtë,
drejt folesë.
Kur gjymtyrët nuk quhen më
E Djathta
dhe e Majta,
Por Humbja
dhe Fitorja,
Kur ylberë narcizë,
Në 12 ngjyra larushe,
mashtrojnë vizionin tim,
Dhe imja retinë fikson pa mëshirë,
hyrjet dhe daljet në kuzhinën e Faustit,
Dëshirë dhe Dritë,
Errësirë dhe Frikë,
Në uri të ethshme,
Lodhur prej stuhish,
Plotem në rini,
E thyhem sërish,
Si një gral i shenjtë,
Plasur magjish…
Në dilemë distike,
Qenësish dhe mosqenësish,
Veten e gjej
ulur këmbëkryq,
Si një budë e vogël derdhur jashtë serie,
Në kalvar pikëpyetjesh,
Gruaje dhe fëmije,
Unë ku jam?!
Në Bardhë a në Zi?!
E nëse vërtetë,
zbuloj ku jam Unë,
Atëherë kam zbuluar
vërtetë
Ku je Ti!
 
@E.Kacanja

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s