Poezi nga Bilall Maliqi

 
Poezi nga Bilall Maliqi
 
 
JE LARG
 
Je larg veç për një thirrje
Për një zë kënge
 
Se na ndan fija e kujtesës
Dhe ëndrra e (pa)parë
 
Për buzëqeshje të diellt
E përqafim të munguar
 
Larg je për një fjalë
Që ndërron stinë
 
Dhe pikon puthje
Nga streha e dashurisë
 
 
MBILL GËZIM
Për Ditën e Fëmijëve
 
Mbill të mirën
Në zemrën e fëmijëve
 
Dhe ujite
Me pikla të dashurisë
 
Shtat le të lëshojë
T’ua përthekojë trupin
 
Mbill një trohë shpresë
Në çetën e engjëjve
 
Le të ecin gëzueshëm
Korsisë së lumturisë
 
 
KUJTESË E HUMBUR
 
I kishte humbur
Për një çast kujtesa
Pas shtatë palëve të harresës
 
Në ëndërr s’po i dëftohet
As në zgjimin e hallakatur
 
Ishte ulur këmbëkryq
Në udhëkryqin e fatit
 
Sakaq nga engjëjt shoqërues
U pëshpërit një lutje
 
Dhe mrekullisht
Iu hap porta e kujtesës
 
 
PROFETI…
 
Kur iu hap porta e profetisë
Injoranca kishte rritur shtat
 
Në ballë të asaj kohe
Putat lenin gjurmë shenjtërie
 
Kudo lexohej pabesi
Faqeve të pargamenës së verdhë
 
Me shpatën e besimit
Heshtjes vrastare iu hoq koka
 
Profeti hapi shtigje të reja
Udhëve të drejta të ardhmërisë
 
 
U FALA PËR TY
 
(Sonte) u fala për ty
Si një hije
Mëngjeseve të diellta
 
U fala me flatra engjëjsh
Me gjuhë Perëndie
 
Lutjet një nga një
I futa në vargje poezie
 
Le të bëhen poemë
Edhe përtej vdekjes
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s