Kalendari poetik: Federico García Lorca (1898-1936) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Federico García Lorca
 
Kalendari poetik: Federico García Lorca (1898-1936)
 
U lind 123 vite më parë, si sot, më 5 qershor 1898, Federico del Sagrado Corazón de Jesús García Lorca, poet, dramaturg dhe regjisor teatri spanjoll, i njohur në të gjithë botën botën si poeti Lorka. Më i shquari nga “Brezi 27”. Kurreshtarët le të gërmojnë wikipedian për jetën e Lorkës, unë sjell për ju këtë shqipërim prej poetit të madh spanjoll:
 
 
KËNGË TË REJA
 
Thotë mbrëmja: “Kam etje për hije!”.
Thotë hëna: “Kam etje për yje!”
Burim i kristaltë do buzë
pëshpërima kërkon era.
 
Vetë për kundërmime dhe qeshje kam etje.
Etje për këngë të reja
pa hënë dhe zambakë,
pa dashuri të vdekura.
 
Një këngë mëngjezi
që të bëjë të fërgëllojnë pellgjet e ndenjur
të së ardhmes. Dhe plot shpresë
pastë ndër valëzime dhe lluca.
 
Një këngë e kthjellët me dritë
dhe gjithë mendim,
të virgjër për trishtim e ankth,
të virgjër për ëndrra.
 
Dhe pa mish lirizmi që mbush
heshtjet me qeshje.
(Një trumbë pëllumbash të verbër
që fshehtësive sulen.)
 
Një këngë që në shpirt të hyjë
dhe në erë të turret shpirti vetë
dhe në fund të prehet, të rrijë
në gazin e kësaj zemre, përjetë.
 
 
 

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s