Poezi nga Leoreta Xhaferi

 
Poezi nga Leoreta Xhaferi
 
 
Kënga ime
 
Trup brenda trupit tim
Kënga ime agonisë jeton,
buzëve çarë bërë mavi
e urta, kënga ime asgjë
s’kërkon.
 
Shpirti i saj drobitur
gjakosur bërë çika, thela.
rrahur fatit të times jetë
si Krishti kryqit në driza e tela.
 
Më vjen e ëmbël, lehtë pa zhurmë
zemrës time trazuar det me furtunë,
ngadalë thotë mos humb shpresën
kur ti qan me ty këndoj unë…..
 
 
Dikur….
 
Dikur….,
i këndonin me afsh e zjarr
dashurisë me shikim të parë,
endeshin këmbëzbathur
kalldrëmeve drejt kurrkundit.
Sot flokëthinjur e përulur,
në heshtje vrasin krenarinë,
përkundur prehrit të dashurive
me shikim të fundit………..
 
 
***
 
Njerëz të mbetur pa ëndrra
me imagjinatë të thinjur
enden rrugëve pa ditur se ku!
Mjerisht veten e braktisën.
Në ç’vend apo duar e lanë?!
 
 
***
 
Nën hijet e Beratit
ulur prehrit të mendimeve të mia
atje ku gurët e braktisur të kalasë dhimbshëm heshtnin.
Nga dirtaret e lagjes Mangalen shikoja se si
trishtimi dhe varfëria na përqeshnin.
Osumi ujin e turbull përcillte
kush e di për ku……
Mbi urën e tij disa njerëz
të vetëquajtur turistë bënin foto aty këtu.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s