Kalendari poetik: Aleksandër Sergejeviç Pushkin (1799-1837) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
 
Aleksandër Sergejeviç Pushkin
 
Kalendari poetik: Aleksandër Sergejeviç Pushkin (1799-1837)
 
U lind më 6 qershor 1799 Pushkin, ati i gjuhës letrare ruse, poet, shkrimtar, eseist dhe dramaturg i madh rus dhe i letërsisë botërore, më i madhi ndër përfaqësuesit e romantizmit rus. Mjafton emri i tij, Pushkin, dhe dihet se kemi të bëjmë me një kollos të letërsisë botërore. Nga shqipërimet që kam prej Tij, ja përzgjedhja ime në përvjetorin e 222 të lindjes së gjeniut rus:
 
 
KUJTOJ ATË ÇAST…
(Я помню чудное мгновенье)
 
Kujtoj atë çast të magjishëm:
Kur ti drejt meje po vije,
Qe një vegim i vetëtishëm,
Xhind i dlirë bukurie.
 
Mbytur nga mërzi e pashpresë,
Nga jet’e zhurmshme munduar
Kur më vjen zëri yt i freskët
Dhe bukuri e ëndërruar.
 
Vite shkuan, stuhi kalova,
Shkrinë ëndrrat si flok’ bore
Dhe zërin e ëmbël harrova
Tiparet e tua hyjnore.
 
Në terrin e burgut, në shkretim
Zvarritej çdo dit’e qetë
Pa perëndi dhe pa frymëzim,
Pa dashuri, pa lot, pa jetë.
 
Por m’u zgjua shpirti furishëm:
Drejt meje sërish po vije,
Si një vegim i vetëtishëm,
Xhind i dlirë bukurie.
 
Dhe zemra më rrahu me tërbim,
Ndaj m’u ringjallën përsëri
Edhe perëndi dhe frymëzim,
Për jetë, lot, dhe dashuri.
 
 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s