Poezi nga Mimoza Bici

 
Poezi nga Mimoza Bici
 
 
***
 
Sot,
ditë e qetë mendimesh
u mblodhën në një kosh
për ti marrë më pas
makina e mbeturinave
çfarë u hodhën dje….
Të gjitha ditët kështu përfundojnë
Premtimi mbetet oaz i pashkelur
ku lind fjalën ëndërr.
 
Ajo që më bën të qesh
Janë sytë e tu në më afrofshin ëmbëlsi
siç shijoj unë
Një lule e tharrë
se kish mundur të çel
Një fëmijë tek rritet
a do rritet!
Sforcat janë sfid
E në fund
mundesh me qesh me veten
botës së kllounizuar
Unë shoh bukur
Aty ku të tjerët nuk munden
Kjo,
se e kam në zhvillim
syrin e shpirtit
A e dini ?
Kam aq vuajtje,
e lodhur
e pabukur
E në fund
Të gjithë më adhurojnë.
E padukshmja ime godet
Formohet imazhi i ri tek ju
E në fund qesh
Se edhe ky mendim
do bjerë në mbrëmje mbi kosh… por…
Ditë pushimi
makina e mbeturinave parkuar
do të mund të ler pak më shumë imazhin e ri
Kushedi
diku mund të futet në zemër
duke bërë dashuri
Eja pra …
 
(Mimi.bi@ poezi nga cikli i poezive “Lulenata”. Tiranë, prill 2021)
 
 
***
 
Jam
dëshira jote e papërmbajtur
tek eci ekzistencës
shembëllyrës time
duke të tërhequr
inatet e kurtheve joshëse
Më pëlqen kjo “lojë”
ku bëj sikur dua
Ti e din po kaq mirë
por
“nepsi” turbullon llogjikën
e lëpihesh si kunadhe
Bën gjithshka t’më përpish
minutave të egra
Më pas
për t’më hedhur tutje
se kaq ish…
E më pas..
Eh më pas
Të humbur të dy
me kohët boshe
të paplotësuara
harruar se..
Diku … po bëhet dashuri !
 
( mimibi@ , Tiranë prill 2021)
 
 
***
 
Në mars … trungjet e lëngshëm
fryhen ekzaltuar të çelin mbi degëza
sythet e pabindura etjes
Si pritja ime me ty …
Ah ky durim i papërmbajtur
marsit
trupin tim bekon.
Çudi
Sythet mbi trungje të vjetër
janë më shpërthyes
gëzueshëm
degëzes së re
Si unë …
Me shpirtin tim
ç’po ndodh ?!
Shëëët
Mbyll sytë .. shijo ..mos fol !
 
(Mimibi@ poezi nga cikli i poezive “ Lulenata” , Tiranë , mars 2021 )
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s