Poezi nga Anila Qirjazi Mihali

 
Poezi nga Anila Qirjazi Mihali
 
 
Zhgënjim mbi qiej
 
Konturreve të ecjes gjurmoj rrezen e artë
ditën kur nder akllasët e dritës.
Ngrirë në ajër një fluturim pulëbardhë
zërin tënd e mban pezull.
 
Ndër buzët e detit buzëqeshja e valëve
mbledh përgjumjen
dhe shtie zhgënjim mbi qiej.
 
 
VOSKOPOJARE
(Sot Dita e Arumunëve)
 
Në male tej bën zë Dodona
netëve mes puthjesh bie të flerë
tisin e blertë ,qëndisur aromash
mëngjeset mes honesh në duar i merr.
 
Shenjtorët të gjithë frymojnë në ikona,
kur buzë të trëndafilta lypin fat.
Lorika një brengë se ka thënë akoma
ndezur mban qirinjtë ,në natën e gjatë.
 
Në kishë, ç’doje ti kamë prej turqie?
Buzët e trëndafilta s’qenë për ty.
Fytyrë e porsadalë prej orgjie,
erëvdekje shpërndajnë ata sy.
 
Dodona ruhet diku larg në pyje
pishat dyllëzojnë lot në stika,
nëpër ca qiej, ky sythëzojnë yje,
Larë në gjak rendet Lorika.
 
Eh, gjaku arëmen tek ti më sjell,
pavdekësinë stërgjyshore të nanuris.
Është i imi sot, mbi Voskopojë ky qiell
kostelacion yjesh që flet e shndrit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s