Poezi nga Ilir Paja

 
Poezi nga Ilir Paja
 
 
Dreri i Lorkës…
 
Dre të plagosur e quajti Lorka poezinë.
Dreri është i bukur.
Fisnik në joshje.
Mallkim nëse i sheh lotin.
Një fëmijë i lumtur.
Dlirësia e një burri pranë
një femre.
Lorka u vra.
I vdekur s’do e kishte më
frikë vdekjen.
Poeti ishte më trim se
një Franko.
Se një toreador.
Me krenari një dem i plagosur.
Që aty në trup të tij
ishin jo shpatat, por të gjitha
të shtënat e luftës në Spanjë.
Poeti ishte kitara.
Nga honi saj kapeshin pas telave
të gjitha dhembjet, vdekjet.
Të luftonin dhe me…
Atë dite që u vra Lorka s’e mori metaforën me vete.
E fshehu lot në drerin e plagosur
që askush mos t’i afrohej zemërimit të një bukurie të tillë
në atë kohë vdekjesh shëmti…
 
 
Pasdite vjeshte
 
Pasditja bie hije.
Dielli mbi valë është varkë
E anuar në breg.
Njeriu shëtit duke
Lënë gjurmë këmbëzbathur
Nëpër gjethe.
Në xhepa hija vjeshtës mbushet
Me kartmonedha gjethesh.
Me ato blen kujtime tani të padukshme.
Të pazëshme.
Vetëm puthje ere…
Në rrugë era duket më shumë se hije
Dhe jo fshehtësi.
Mbrëmja vrapon më shpejt se dita.
Në veshje diçka ka ngrohtësinë e
Thëngjillit.
Kjo pasdite hijeje të kujton
Dhe një njeri të vdekur…
Njeriu ngroh trupin me thëngjillin.
Është dielli që kruspet sa një breshkë
Ku nëse ajo futet thellë nën dhè.
Dielli fle grusht brenda nesh…
Pasditja bie hije , teshë e palarë.
Dhe era si kjo teshë shkon kudo.
Duart nuk e prekin muzgun më si
Rrëshirën e pemëve.
Vjeshta ka pak qiell dhe shumë heshtje.
Hija e saj tret gjethet në pluhur dherash
Që të hedhë farë mbëmjesh pa yje.
Por hija kujtimeve të njeriut
E kthen varkën e diellit në anën
E ditës dhe pse pak e trembur në moshë
Fëmije…
Në hijen e pasdites meditimi është
Erë që pret para meje,
të veshë hijen time.
Verdhimin ndriçues prej vjeshte.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s