Kalendari poetik: Innokentij Fjodoroviç Anjenskij (1856-1909) / Përgatiti materilain Maksim Rakipaj

 
Innokentij Annjenskij
 
Kalendari poetik: Innokentij Fjodoroviç Anjenskij (1856-1909)
 
Sot kalendari shënon më 1 shtator datën e lindjes për Innokentij Anjenskij, poet, kritik letrar dhe përkthyes, një nga përfaqësuesit më të shquar të simbolizmit rus; shpesh krahasohet me ”poetët e mallkuar” francezë, si Bodler apo Verlen; poezia e tij ndikoi fuqishëm në brezin pasardhës të simbolizmit rus si Anna Ahmatova, Ivan Gumiljov, Osip Mandelshtam etj. Qe drejtor i gjimnazit në Carskoje Sjello ku pat studiuar edhe Ahmatova që e kujtonte si “mësuesi im i vetëm”. Ja një poezi e tij:
 
 
DY DASHURI (Две любви)
 
Me tymin ngjan ndonjë dashuri;
Rri ngjitur, edhe frymën ta merr,
Jepi liri, veç kur bëhet erë…
Si tymi ji, veç gjithnjë i ri.
 
Ndonjë dashuri, me hijen ngjan,
Ditën e ke pas, për ty mendon,
Natën nuk ndjehet, të përqafon…
Si hija ji, kurrë mos u nda…
 
 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s