I VETMUAR / Poezi nga Rrahim Ganiu

 
Poezi nga Rrahim Ganiu
 
 
I VETMUAR
 
1
Në vetmi si nata e shurdhër
Gjendet liria ime absolute
Nuk ka tabu të përligjura
Kur këndojnë këndezat
E nuk ka lehje qejsh
 
2
Forca ime fshihet
Në sekretin e vetmisë
Në elegjinë e këngës
Së pakënduar
Në zemrën e lules Balsam
Të ëndrrës që vazhdon
Duke u rrokollisur
Disa herë në ditë
Rreth planetit të gjelbër
 
3
Një lule fillikate
Me yllin e sajë më
Paralajmëron pranverën
E madhe të ngrohtë
Mallkimi i tmerrshëm
E humb rrugën në boshllëk
E gjithçka shpaloset
Në rrugën e shigjetës
Ëndrra ime në shuplakën
E Engjëllushës
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s