Poezi nga Vlora Rexhaj

 
Poezi nga Vlora Rexhaj
 
 
MITIKE
 
Zani i tij
përtej bjeshke
E hija ime e kërrusun
Në pasyrën e vetmisë
 
Mitike
stina e akulltë
 
Që dergjet në dritare
Në netët e angështisë
 
Mitike
Retë që përkunden
Në djepin e universit
 
Mitike
ëndërrat e panjohura
që shpirtin tonë tresin.
 
 
Ajo…
 
Ajo ec udhëve të harrume
Me andrra të shitume
Ajo…
Flokët lidh me fjongon e fatit
Me hapa resh kap
Zogjët e mallit
Ajo me sy ujëvarë
Ujit gurin e vetëmisë
E ndër këmbë shkel
Muzgjet e perënduara
Të dashurisë
 
 
Të kërkova!
 
Të kërkova rrugëve t’qiellit
N’mes stuhish që shpirtin m’vran ,
Të kërkova brigjeve diellit
Atje ku afshi yt lotin ma thanë
 
Të kërkova mes valëve t’kaltëra
Puhizë malli kurrë s’mu shua
Edhe në vesën e mëngjesit
Shpirti im mbeti trazuar
 
Të kërkova n’mes dy botërash
N’mes dy trupash ,n’mes dy ëndërrash
Të kërkova por kurrë s’të gjeta
Emri yt peng i harruar.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s