Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Guernikë e re” të autorit Dritan Thomaraj

 
Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Guernikë e re” të autorit Dritan Thomaraj
 
Titulli: Guernikë e re (Poezi)
Autor; Dritan Thomaraj
Redaktor: Agron Tufa
Korrektore gjuhësore: Sonila Sala
Kopertina: Dritan Thomaraj
Botimi i parë: 2021
ISBN: 978-9928-326-84-3
Formati : 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
 
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2021
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Thomaraj, Dritan
Guernikë e re : poezi / Dritan Thomaraj; red. Agron Tufa.
– Tiranë: Ada, 2021
88 f. ; 13×20 cm.
ISBN 978-9928-326-84-3
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1
 
***
 
Poeti Dritan Thomaraj vjen me vëllimin e ri poetik “Guernikë e re”. Kemi në këtë vëllim (të dytë), një klaviaturë poetike solide në tematikë dhe stil. Një rreth tematik ku dominojnë gjendjet e revoltës e dëshpërimit, vetmisë e melankolisë, një dekadencë e shëndetshme pra, që shënon vetëdijen e brendshme të poezisë qytetare. Kjo gjendje e vetëdijes së brendshme ka projektuar dhe gjuhën artistike, dhe teknikën e vargut, e cila ka similitudën e parapëlqyer të tij, metaforën futuristike. Kjo metaforë operon më dendur me gjendjet poetike të revoltës dhe refuzimit, duke finalizuar në poezi paradoksin e metafizikës sociale.
Mundësitë e kësaj metafore të mishëruar në poezitë e tij më të arrira, flasin për një pjekuri e origjinalitet të poezisë së Thomarajt, çka na ngjall mirëbesim me intonacionin e vokalit të tij poetik, për ta ndjekur rrugëtimin e modelit që na afron dhe për ta parë botën me tejqyrën e tij shpirtërore, hipersensibile e thellësisht humane.
 
Agron Tufa

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s