Thërriste të birin…! / Tregim nga Rudina Muharremi Beja

 
Tregim nga Rudina Muharremi Beja
 
 
Thërriste të birin…!
 
Kishte dalë nga shtëpia pothuaj duke u tërhequr zvarrë pasi peshës së mëdyshjes që ia kishte grimcuar shpirtin i ishte shtuar edhe ajo e një ëndrre të ligë…
Koka i gjëmonte mbytur ndërsa kyçet i ndjente t’i bluheshin tërësisht
Në grykë, një lëmsh që kërcënonte ta mbyste…ia mekte fjalët…
Priste radhën në atë korridor të trishtë dhe fill pas një çifti që dilnin të qeshur e të përqafuar infermierja thërriti emrin e saj.
Porta që ndante korridorin me atë dhomë gjysëm të errët qëndronte gjithnjë pakëz e hapur dhe nga jashtë dëgjohej pothuaj gjithçka
Urdhëroni, foli infermjerja duke bërë me shenjë nga shtrati i vizitave dhe duke i treguar me një lëvizje të duarve se ku duhet të vendoste përkohësisht veshjet dhe çantën
Zëri i saj nuk i tingëlloi kërcënues por ishte kaq i akullt…
Ajo do të bënte vizitën më të tmerrshme në botë fill pas së cilës mjeku do të programonte ndërprerjen e një shtatëzanie të padëshiruar, kurse i shoqi që e shoqëronte, ia shtrëngonte dorën fort, pothuaj deri në dhimbje
Sytë e saj qëndronin përmbysur dhe herë herë rrokullisnin ndonjë lot të cilin e fshinte pa u vënë re
Gjithçka përreth i ngjante një ankthi të vërtetë madje dhe vetë zhurma e unazave të perdes ndarëse brenda së cilës doktori qëndronte i përkulur mbi kartelën e saj dhe mbi aparatin e ekografisë
Infermierja kreu të gjitja proçedurat e rastit dhe më pas zuri vend në të majtë të shtratit
Për disa seconda u bë heshtje thellë deri kur zëri i mjekut e theu përfundimisht atë
Sapo kishte mbaruar së shkruari datën dhe emrin e saj lart në të majtë të ekranit ndaj e pati të lehtë të hynte në një konfidencë të menjëhershme
-Mirë Ana foli butë ai, – qetësohu pak pasi tani do të dëgjosh këngën më të bukur në botë dhe seç ndërtonte disa segmente të vegjël mbi ekran që herë ngjanin si pentagrame e herë herë
si paralelë e meridianë, për t’i stamposur fill më pas në fotografi bardhë e zi.
– Vështro në ekran Ana,
A e sheh jetën e re që nis? – fliste ëmbël doktori ndërsa ajo tashmë s’i ndalte dot lotët
– Dëgjoje këtë zemër të vockël që rreh,
A thua nuk është kjo një mrekulli?-por s’bëri në kohë të entuziazmohej pasi i shoqi duke lexuar mbiemrin në ekran iu ngërdhesh i tëri me gjymtyrët që i dridheshin e me gjoksin që ngrihej e ulej me dihatje
Nuk ësht gruaja ime ajo Anë, është ndonjë tjetër, keni gabuar kartelë…
Infermierja që s’dinte ku të futej rrëmbeu kartelën e gabuar për t’i dhënë mjekut që tashmë ishte pushtuar nga dëshira për t’ia këputur vrapit, atë të duhurën, por dëmi ishte bërë
-Zonja Ana , – mori guximin t’i fliste mjeku në formë tashmë krejt formale -Ju dëshironi të ndërprisni këtë shtatëzani?!
Ju kërkojmë falje për keqkuptimin pasi më parë unë ju fola për jetën, për frymën e Zotit që rritej brenda jush, për magjinë e asaj kënge emocionin e së cilës asnjë poet s’do të mund ta përshkruane përveç jush…
-Ju lutem zonjë, mundohuni të më falni dhe mendohuni edhe një herë…
Ajo mundi të lëshoi vetëm një piskamë që ndërkohë ishte rritur brenda gjoksit e që korridorit të angësht u shndërrua në një dënesje të gjatë ndërsa i shoqi kishte mbetur mbrapa duke i qortuar rëndë
-Nuk keni turp!-i tha ai me vetullat që mblidheshin e shtrëngoheshin duke ia zymtuar portretin
-Talleni me ndjenjat e njerëzve!
Mendoni se nuk i dinim këto gjëra para se të vinim në këtë derë?
Para se të merrnim vendimin tonë?
Bëri disa hapa drejt portës për t’u thyer sërish
Infermierja tashmë e shtangur mbahej në teh të tavolinës si të donte të fshihej poshtë saj deri sa t’i kalonte ajo valë zemërimi
Ai zgjati dorën dhe tërhoqi imazhin e stamposur të krijesës që kishte mbetur i varur në të djathtë të monitorit
Dhe këtë, mbylleni, kishte përplasur fort portën tërsëllima e së cilës oshëtiu gjatë në veshët e tyre
Ana tjetër që priste jashtë kishte shtangur ndonëse ndoqi instiktivisht infermieren që e kishte thërritur tashmë me emër dhe mbiemër…
Mjeku u prezantua një çast më vonë duke i kërkuar falje për vonesën dhe duke u justifikuar se kishte patur nevojë t’i hidhte syve dy grushta ujë …ndërsa infermierja ndjeu fytyrën t’i skuqej sërish
Tre vjet më vonë në piacën e madhe të qytetit ku babagjyshi i vitit të ri kalonte çdo vit për t’i shpërndarë dhuratat fëmijëve teksa të mëdhenjtë festonin ndërrimin e viteve, doktori që merte pjesë me familjen dëgjoi ta thërrisnin në emër,
Ndodhte kaq rrallë pothuajse kurrë e për më tepër me një lloj dashurie e butësie krejtësisht të pashpjegueshme…
Ishte Ana që thërriste të birin…!
 
8/09/2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s