Poezi nga Sahit F. Osmani

 
Poezi nga Sahit F. Osmani
 
 
Një poeti
 
Mos e vrit fjalën tënde,- vargun
gjerdan të artit, rrezatimin e dashurisë
ai s’merret me asnjë fushatë
që të vret natën e të qan ditën
larg çoftë nga kjo e keqe e përditshme
si bishë e egër t’i shqyen gjymtyrët
e gjakun deri në palcë ta pi
Ti ke lindur t’i përshkruash bukuritë
frymëmarrjen e mushkërive
dhe zemrën që të jep gjak
ti këndon me guhën e zogjve
me gjethnajën që të magjeps,- flet
dhe aromat e luleve i përhapë.
 
 
KOHA NË KAFAZIN E ORËS
 
Me kohë ecim bashkërisht
Prapa mbesin mbetjet vështirësitë
Shtrëngon dhëmbët motit të ligë
Stinëve të jetës lulëzon e thinjet
 
Tërë kjo kohë kaq e madhe
Në hapësirën e paanë e pa kufi
Që udhëton me vite e shekuj
Hyri në kafazin e orës së vogël
 
Dhe matet me pulsin e zenrës
Me frynën e shpirtit
Akrepat jashtë saj s’i lëvizin
Ndryshku i bren, frymëmarrjen
                                  t’ia ndalin
Mendësi e njeriut e shpiku!
 
 
Trashëgimia
 
Ka zënë rrënjë dhe është vulosur
me gjak e shpirt në trungun tonë
diçka e sigurtë që s’është e huaj
është trashëgimi e t’ parëve tanë
 
Kockat në thellësi i janë ngulitur
mendësinë e trurit plisi e ndriçon
trashëgimia s’nund të tjetërsohet
nga brezi në brez përherë lulëzon
 
 
HESHTJA
 
E kam zili heshtjen për durinin e saj
për kujdesin e treguar pa rrezikuar asgjë
maskimin e çoroditur të lumturisë fatkeqe
që e humb zemrën si viktimë solidare
                                                   e tjerëve
 
Në të gjitha kohërat ka bërë mrekulli
dhe aktuale mbetet në rrugë të vështirë
siç është jeta kur kalon nëpër fatkeqësi
dhe të tjerët e kundrojnë rrëzimin e saj
 
Asgjë se ngushëllon më shumë se
                                           heshtja
të thella i ka rrënjët durimi i saj
vetëm admirimi me dashuri i zemrës
ia nxjerr në pah atë frytin e ëmbël.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s