Poezi nga Sofia Doko – Arapaj

 
Poezi nga Sofia Doko – Arapaj
 
 
Të mora inat
 
të mora inat, dhe e flaka fustanin
atë që ty, të pëlqente më shumë
ia shava lulet, që më nxorrën namin
mora gërshëret e u ula në gjunjë
ja kërreva mëngët ashtu, shtremba shtremba
degë, gjethe, ngjyrë e lëkurë
u ngrita në këmbë, vesha fustanin
pozova, shëmtinë në pasqyrë.
 
 
Kur të ndërrohen shpirtërat
 
Kur të vij rreth e rrotull si qenush i humbur,
të shoh drejt në sy, plot trisht edhe shpresë,
përse nuk dëgjon ti, si qan zemra ime,
përse nuk më ngroh ti, prej deshpërimi mos vdes…..
Si rreh papushim, plot ankesë, zemra ime,
po ti s’ po kupton, pse në heshtje po qaj,
më vjen të të turrem, këmishën të të shqyej,
të nxjerr atë mallin, dhe atë ah-tin e saj…
Kur të vij rreth e rrotull si qenush i humbur,
të shoh drejt në sy, si jetime, e pamundur,
këndomë, na-ni, na-ni, ti moj vajzë moj e bukur,
flefsh si shenjt i qiellit e u zgjofsh porsi flutur…
 
 
***
 
shpirt
bëhu mirë
të shohesh sa e mirë jam.
Do ngjitemi nëpër monopate të ngushta
Ti do më hapësh rrugën e do gërvishtesh për mua
Unë do të përkëdhel të gërvishturat e do t i shëroj…
Do ngopemi me manaferra steeeeerr të zeza
Mjaaaaltë të ëmbla, uh…
Do recitojmë Naimin tonë e do presim t’ i dëgjojmë jehonën
Do bëjmë detyrat bashkë. Po nuk ke penë ti, merr timen
Shih, majën e kam veshur me tel të hooollë fije korenti
Të mbajë sa më shume bojë, njëlloj si stilograf mësuesi
Bëhu mirë Ti, të shkojmë për xhangalle
Do hipi unë majëdegës, se jam pec i dobët
T i grumbullojmë, në fundin e fustanes sime prej basme
T’ a shtrëngoj fortttt cepin mos derdhen, dhe të ikim në horizont
Duke qeshur, duke u hedhur e ngrënë
një unë e një ti, një unë -një ti
Duke kërcyer e u shpërfytyruar, nga thartësia …
Do vizatojmë bashkë. Po nuk ke gomë Ti, merr timen
E kam prerë drejkëndesh me briskun e babait
Gome fshirëse nga shapka sfungjeri e mamasë …
Do shplodhemi pak.
Tek kjo shullëja këtu. Nuk të them gjë
Loz me flokun tim të tharë, maja-maja
Bëmi dy gërsheta të shkurtra, si bisht miu
Sa më vjen mirë.
Më vjen gjumë, sa rehat, sa gishta magjikë që ke…
Bëhu mirë zemra…
Do fillojmë një përrallë të re, pas kësaj
Na ishin njëherë, dy fëmijë prej mëndafshi
që për çudi zvogëloheshin, përditë e më shumë
Shkëlqenin fa-fap nën bulëzën e artit
Të lehtë e të bardhëë…të lehtë e të bardhë si shkumë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s