PLANDOSUR DITA ME KOKË PËRTOKË / Poezi nga Shazim Mehmeti

 
Poezi nga Shazim Mehmeti
 
 
PLANDOSUR DITA ME KOKË PËRTOKË
 
Plandosur dita me kokë përtokë.
Mbrëmje është, pothuajse pasdarkë.
Dalur jam, edhe po ec,
si dikur, qytetit.
 
Por për rrugësh s’ka njeri.
Jemi veç unë dhe hija ime.
Bulevardet janë bosh.
Trotuaret bosh.
Dyqanet bosh.
 
Prapa xhamash
qençe gjallon, qençe lëviz fytyra ime.
Shurdhmemece mbrëmja,
shurdhmemece shtyllat,
shurdhmemecë blijtë,
shurdhmemecë neonët…
 
Zot,
shoh veç një tufë qejsh endacakë,
që qetas, qetas, shëtisin si mbretër,
mespërmes qytetit.
 
Ikur janë njerëzit.
Tashmë, ky qytet u ka mbetur
qejve t’rrugës,
dhe qejve t’pushtetit,
e mua, se si më vjen,
një pordhë, një pordhë.
 
Bëj bishë prej lirisë sime dëshpërake,
dhe e lëshoj atë pordhë.
Pse jo! Pse jo!
Bulevardi s’ka veshë,
godinat s’kanë veshë,
blijtë s’kanë veshë,
shtyllat, jo se jo,
neonët, jo se jo…
 
Tashmë,
pordhën time idhnake
mund ta dëgjojnë
veç qejtë endacakë
dhe qejtë e pushtetit,
që ditë për ditë
na hanë e na e dhijnë.
 
Por, ç’dert leshi është pordha,
kur qejtë, as s’mund,
as s’denjojnë ta kuptojnë
gjuhën e pordhës?…
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s