Kalendari poetik: Maria do Rosário Pedreira 21 shtator 1959 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Maria do Rosario Pedreira
 
Kalendari poetik: Maria do Rosário Pedreira 21 shtator 1959
 
Sot, më 21 shtator, mbush 62 vjeç Maria do Rosário Pedreira. Është botuese, shkrimtare, poete dhe kritike letrare portugeze. Ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi Moderne dhe ka fituar çmime të ndryshme për krijimet e saj. Sjell këtë poezi sot prej saj për miqtë e mi:
 
 
NJË PLAGË QË TASHMË S’RRJEDH GJAK…
 
Mes nesh një plagë që tashmë
s’rrjedh gjak, por nuk shërohet – një dashuri
që ende vazhdon, sado e humbur. Në mbetshim
bashkë, s’do të shohim kurrë të kalojë teh i kohës,
anipse më të plakur bëhemi se kur filluam.
 
Thonë se na janë zënë sytë dhe goja
me napa dhe garza, ka kaq shumë
kurthe, pengesa, por pyes veten
përse largohen sytë kur i prekim,
përse vetëm heshtja flet, flet, flet.
 
S’është e mundur asnjë fjalë për ne,
era gjithnjë më e fuqishme mbi trup
dhëmbja më shumë dhëmb ndër duart
kur i shkëputim. Por këto s’kanë rëndësi,
 
sepse sytë që hiqen si të qeshur
më të trishtët në botë janë
po t’i shohësh mirë. E di që gënjej
në krahasofsha çka jeta na grabiti
me atë që na dhuroi; por kur veten prek
dhe shoh që trup s’jam, rrekem vetëm
t’i ve një emër gjithë kësaj
dhe kurrë s’dua ta besoj se është emri tënd.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s