Kalendari poetik: Dunya Mikhail 1965 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Dunya Mikhail
 
Kalendari poetik: Dunya Mikhail 1965
 
Gazetare dhe poete irakene, sivjet mbush 56 vjeç. Prej vitit 1990 jeton në SHBA, ku studioi në Wayne State University në Detroit. Në vitin 2001 OKB i dha çmimin “Për Lirinë e Shkrimit”. Ja një poezi prej saj:
 
 
LUFTA PUNON FORT
 
Lufta
sa hijerëndë,
e shkathët,
e zonja!
 
Që herët
sirenat zgjon
ambulancat gjithandej dërgon
trupa në ajër flakërin
shi ndër sy nënash sjell
gërmon në dhe
nga gërmadhat plot gjëra çvarros,
ca që shkëlqejnë dhe ca pa jetë
të tjera që regëtijnë krejt të zbehta.
 
Shumë pikëpyetje sjell
në mendjet e fëmijëve.
Perënditë argëton
kur fishekë dhe raketa
në qiell u dërgon.
 
Nëpër fusha mina ngul,
mbjell vrima dhe zbrazëti në ajër
familjet nxit të mërgojnë
priftërinjtë shoqëron
kur djallin mallkojnë
(I poshtër, dora jote sërish ndezi zjarr. Djeg.)
 
S’rresht lufta, ditë e natë.
U frymëzon fjalime të gjata tiranëve
dekorata u jep gjeneralëve
dhe tema të reja poetëve.
 
Zhvillon industrinë,
krijon për mizat ushqim
u shton faqe librave të historisë
dhe vrasës e të vrarë njësoj i vështron.
Dashnorëtve si të shkruajnë letra u mëson
dhe vajzave si të presin
revista, gazeta me lajme dhe foto i mbush
bën të bien buritë për festime
u ndërton strehë të reja jetimëve
u gjen punë atyre të varrimeve
shenjtarëve krahët u fërkon
dhe krerëve të shteteve u buzëqesh.
 
Fort lufta punon
tjetër s’ka si ajo
por askush s’e lëvdon.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s