Kalendari poetik: Jaroslav Seifert (1901-1986) / Përgatiti materilain Maksim Rakipaj

 
Jaroslav Seifert
 
Kalendari poetik: Jaroslav Seifert (1901-1986)
 
Poet dhe gazetar çek, fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1980, u lind më 23 shtator 1901. Qe 16 vjeç kur ndodhi revolucioni rus bolshevik. U bë dhe antar i partisë komuniste; punoi nga viti 1923-1929 në gazetën komuniste Rudé Právo. Por vitin e fundit atje, e përjashtuan nga partia sepse bashkë me gjashtë shkrimtarë të tjerë kundërshtuan udhëheqjen staliniste të partisë. S’u kthye më në atë parti. Nderohet në Çeki jo vetëm si poet, por edhe si luftëtar i fjalës së lirë. Kur u shpall fitues i çmimit Nobel, poeti qe i moshuar dhe i sëmurë në spital, qeveria komuniste çeke nuk lejoi sekretaren dhe të birin e tij të shkonin në Suedi për tërheqjen e çmimit. Një thënie e tij: “Nëse një shkrimtar është i heshtur, ai po gënjen.”
Ja përzgjedhja ime sot, në 120 vjetorin e Tij:
 
 
KËNGË PËR LUFTËN
 
Vriteni luftën,
që gratë të buzëqeshin
e të mos plaken aq shpejt
sa vjetërohen armët.
 
Ama lufta thotë: Jam unë!
Qysh nga fillimi jam
dhe asnjë çast s’ka
që të mos kem qënë.
 
Më plakë jam se sa uria,
më e vjetër se dashuria.
Askush nuk më lindi,
por bota është imja!
 
Dhe copash do ta bëj.
Aty kam për të qënë,
kur si zhele e përgjakur në flakë
në terr ka për të shkuar
 
si pështyma e kalamajve
në fund të pusit shkon
kur duan t’i masin
thellësinë e errët.
 
Por ne -e kam një shpresë –
mundemi ende për një çast,
sado të shkurtër
të vrasim mendjen.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s