Poezi nga Rexhep Shahu

 
Poezi nga Rexhep Shahu
 
 
Vdesim pa leje
 
Po t’i ngremë këmbët e para e t’i bëjmë duar
E po t’i përdorim vërtetë si duar të forta
Që e kapin fatin tonë për gryke
Nuk do të ketë përbindësh që na tmerron.
 
Po t’i bëjmë vërtetë duar këmbët tona të para
Duar që dinë të mbledhin e të dhurojnë lule
Të këpusin pranga e të përqafojnë të dashurën
S’do të përbuzemi kurrë nga fëmijët tanë.
 
Po t’i ngremë këmbët e para e t’i bëjmë duar
Që bëjnë gërshet rrezet e diellit e pikat e shiut
E po t’i lidhim me besë duart me njëri – tjetrin
Vdekja e qeveria s’do të gjejë vrimë të fshihen.
 
Po t’i ngremë këmbët e para e t’i bëjmë duar
E sejcili t’i përdorë dy duar për një kokë
E sejcili t’ia zgjasë dorën të pamundurit
S’do të vdesim më pa leje.
 
Nga libri “Qyteti i lutjeve”
 
 
 
***
 
Për fole zogjsh në degët e mia nuk bëhet më fjalë.
Era fërshëllen por nuk ka ku ndalet në mua
Ti nuk je që era të ndalet me përkëdhelë flokët e tu.
 
Nga libri “Dita e gjashtë”
 
 
 
***
 
Me qefin n’gji kemi ecë
Varret n’shpinë i kemi mbajtë.
Rrënjët e varreve
S’kemi mundë me i shkulë.
Sa herë jemi përpjekë
Filiza të ri varret kanë çelë.
 
Nga libri “Kjo verë mërzie”
 
 
 
 
Nga thonjtë
 
Nga thonjtë kemi nisë ta hamë veten.
Thonjtë e duarve i kemi sosë,
Thonjve të këmbëve ua kemi nisë.
 
Kur të mbërrijmë nga thonjtë në brryl,
Nga thonjtë e këmbëve deri në gju,
Do ta vajtojmë veten tonë.
 
Krahë e këmbë sosur në parada fitoresh
Ecim, parakalojmë me cungje këmbësh,
Krahët e sosur i ngremë lart
Me përshëndetë shefat në tribuna.
 
Nga libri “Qyteti i lutjeve”
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s