Poezi nga Raimonda Moisiu

 
Poezi nga Raimonda Moisiu
 
 
Në këtë park të vjeshtës së zbehtë… 
 
E heshtur dhe e vetme qëndroj ulur diku,
Në këtë park të vjeshtës së zbehtë,
Një rabeckë e vogël me sy zemërbardhë,
Pranë meje e drojtur ulet lehtë.
 
Të dashurin pres, e ulur në atë stol,
E krusur si një murgeshë e heshtur,
Sa dhimbje që kam, askush s’më kupton,
Veçse kjo rabeckë dhe gjethet fishkur.
 
Po vallë ku ka ikur, një fjalë pse s’më nis,
Mos ndoshta me një tjetër diku argëton?
Ndonëse unë kam nje mikeshë që keq s’të bën,
Është hëna atje lart, që këtë cast më vështron!
 
Edhe nëse do të kthehesh, patjetër të dy,
Në këtë stol të heshtur do të rrimë,
Por vallë, a do të m’i kthesh këto lotë, këto caste,
Po unë, a do të ta kthej dot më pasionin, rininë?
 
 
“…atë puthje…..! 
 
Ti ende atëhere s’vije brisk në fytyrë,
dhe mua turp më vinte, dhe fshija gjoksin tim,
kur u pamë ndër sy, dhe fort shtërnguam duart,
në klasën e maturës, kur ishim në pushim.
 
Buzët e tua me zjarr kërkonin buzët e mia,
po u trembëm të dy …ne qemë në maturë,
ra zilja edhe klasa po vinte …atë puthje,
në ëndërr sa e pamë…në jetë s’e pamë kurr’!
 
Të nesërmen nën bangë gjeta ca lulebliri,
dhe një poezi shkruar me shkrim të drithëruar,
unë nisa mos të flisja…ti vetëm psherëtije,
kështu …e ,,ashtu dhe natën e shenjtë të maturës.
 
Kaluan kaq’ vite, kaq ujra sec kaluan,
jeta krejt pa mëshirë të dyve na përplasi,
një natë ballpërballë u ndeshëm që të dy,
të thinjur qemë, të lodhur, o shoku im i klasës.
 
Ti sërish …oh…po skuqeshe dhe s’e nxirrje një fjalë,
dhe hëna lart vështronte e bukur si perri,
unë befas ty të putha ndërsa ti rrije shtangur,
në buzë të pëshpërita “Eja bëjmë dashuri!”
 
Kaq doje edhe ti…shpërthyem si dy gonxhe,
dhe kontrollin e humbëm të cmëndur atë orë,
“oh, sa shumë të kam dashur…sa netë të kam ëndërruar”
më thoje, ndërsa qiellin e shtatë preknim me dore.
 
Dhe qemë thinjur të dy, dhe qemë lodhur të dy,
ti ishe bërë baba, e unë qesh bërë nënë,
kushdo po të na shihte do të na kishte mallkuar,
… dikush përgjërohej për ne – kjo zemërbardha hënë.
 
Jacksonville Florida USA

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s