Kalendari poetik: Félix Francisco Casanova (1956-1976) / Përgatiti materilain Maksim Rakipaj

 
Félix Francisco Casanova
 
Kalendari poetik: Félix Francisco Casanova (1956-1976)
 
Poet dhe muzikant spanjoll nga ishujt Kanarie, u lind më 28 shtator, 64 vite më parë. Pavarësisht jetës së tij fort të shkurtër, la prova të një pjekurie mahnitëse në prozë dhe poezi, sado që pasioni i tij i madh qe muzika. Vdiq në moshën 20 vjeçare, versioni zyrtar qe rrjedhje gazi në banesën e tij.
Prej vitit 1977, në Las Palmas (Kanarie) jepet një çmim i përvitshëm për prozë dhe poezi me emrin Félix Francisco Casanova. Ja poezia që përzgjodha sot, në 65 vjetorin e tij:
 
 
GJËRAT QË NA JAPIN KËNAQËSI
 
Gjërat që na japin kënaqësi
si nga lumi vinë
si ujvarë lëshohen
si degë lulesh
një pas një,
dhe, nuk e di,
por më duket gabim
të mundohesh
si koprac t’i mbledhësh e t’i lypësh
duke zgjatur kapelen para
si për monedha të arta.
Më mirë si shiu t’i marrësh
pa të pyetur nëse të lag,
a si era që me vete merr
gjethet e tetorit
me buzë në gaz.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s