Shtëpia Botuese “EMAL” publikon librin me tregime “Me gjuhën e tyre” të autores Rudina Muharremi Beja me redaktim dhe botim nga Demir Gjergji

 
Shtëpia Botuese “EMAL” publikon librin me tregime “Me gjuhën e tyre” të autores Rudina Muharremi Beja me redaktim dhe botim nga Demir Gjergji
 
 
Titulli: Me gjuhën e tyre
Autore: Rudina Muharremi Beja
Redaktor: Demir Gjergji
Shtëpia Botuese: EMAL
 
 
Nga poezia te interpretimi i saj, nga mendimet e mençura dhe përjetimet, te proza, po aq befasuese sa dhe poezia.
E përfshirë tërësisht në botën e letrave, imponuese dhe dinjitoze! Kështu vjen edhe me këtë përmbledhje tregimesh, i nënti në serinë e librave të botuar nga autorja me redaktimin tim, në shtypshkronjën “EMAL”
Përgëzime rudinë dhe udha e mbarë në udhën që ke zgjedhur!
 
Demir Gjergji
 
 
PESË PYETJE PËR POETEN DHE PROZATOREN RUDINA MUHARREMI-BEJA
 
 
1- Cili është takimi juaj i parë më letërsinë?
 
– Nëse letërsi do të thotë të hedhësh mbi letër çfarë mbart në shpirt, atëherë ju them që e kam takuar.
E kam parë artin e shkruar si mahnitje, si diçka që pushton arsyen, ndjenjat, mendimet që ziejnë si vullkan, duke ta shndërruar shpirtin në një balonë
që në vargjet e para por dhe përshkrimet në hartime, kështu që fillova të ndjej varësinë ndaj tij dhe të hidhja përshtypjet e mia në ditar. Më pas i rilexoja dhe më dukej sikur duhej ti editoja pa fund, ti përsosja ndërsa ndjesia e brendshme krijonte atë afeksion që të fluturonte në imagjinatat e një bote pa fund.
Për mua takimi i vërtetë me letërsinë është kur e shikon atë si lajmotiv dhe ndikim në dhënien e mesazheve dhe trajtimin e një tematike që ndikon për kohën sot, por përcjell dhe modelin jetësor drejt të nesërmes.
 
2- Kur e keni ndjerë se, përveçse si lexuese mund të jeni edhe autore?
 
– Unë nuk e kam ndarë asnjëherë librin nga dora, por dhe shkrimet e mia i ruaja përherë në ditar. Kjo ka qenë një sfidë e vërtetë pasi të shkruaje dhe ti ndaje me veten ishte tjetër gjë, ndërsa ti publikoje ishte dyfish përgjegjësi. Fillimisht publikova poezitë e para, por gjithmonë kam qenë e vëmendshme ndaj reagimit të miqve të mi dhe lexuesve. Më pas fitova më shumë vetësiguri dhe sinqerisht kam ndjerë emocion, pasi nuk e mendoja që dashamirësit prisnin dhe ndiqnin me interes krijimet e mia. Kuptova se poezia po bëhej pjesë e jetës time dhe vazhdova të shkruaja, por dhe bashkëpunoja me organe të ndryshme periodike letrare, të cilët shfaqën interes për artin tim të shkruar.
 
 
3-Përjetimet, historia e vendlindjes, peizazhet e saj apo shtysa të tjera të brendshme të pashpjegueshme brenda vetes ju kanë lidhur kaq shpirtërisht me krijimtarinë?
 
– Gjithçka që ka fjetur për vite brenda meje u zgjua si shpërthimi drite, si mënyrë e vetme për të komunikuar ndjesitë në përballje me realitetin. Emigrimi nuk është i lehtë, kështu pesha e mallit dhe vendlindja bëhen më të afërt, shikohen me tjetër këndvështrim por dhe me më shumë dashuri. Tematika për të bëhet më frymëzuese dhe sigurisht imagjinata e krijuesit e vesh me dhimbjen e mallit dhe nostalgjinë e përhershme. Nuk ka rëndësi si shkon e përditshmja, në punë, në tren, në udhëtim apo dhe në një kafe të zakonshme, por rëndësi ka muza që më çon përherë atje dhe më mbush shpirtin. Shqisat e një autori janë shumë të mprehta, ato kapin çdo detaj dhe i japin jetë çdo momenti. Kështu veproj dhe unë, në harmoni të plotë me natyrën shkruaj për konceptet e jetës dhe vizionet e saj. Kështu mblidhen fijet shumëngjyrëshe të shpirtit për t’u shndërruar më pas në vargje, dhe si të tilla të udhëtojnë të sotmen por dhe të nesërmen time. Mendoj se secili prej nesh në periudha të caktuara të jetës së tij shndërrohet në poet, secili prej nesh ndjen nevojën e pashmangshme të shprehë gjendjen dhe ndjesitë përmes figuracionit fjalë.
 
4- Poezia dhe proza: si japin e marrin brenda jush me njëra-tjetrën?
 
– Tani nuk mund t’i ndaj dot pasi të dyja gjinitë janë shumë të dashura për mua. Kur nis të shkruaj më duket sikur përkundem rreth fjalëve njëlloj si në një djep ëndrrash. Ajo që shkruaj në pjesën më të madhe të rasteve është poezia, por kur më duhet të shprehem më gjatë kaloj në prozë. Poezia është diçka elegante dhe kërkon më shumë kujdes me fjalën, ndërsa tek proza përmbush dëshirën për të rrëfyer dhe hyrë sa më shumë në botën e karaktereve. E para vjen përherë si muzë në shpirt dhe shpërthim në vetvete, ndërsa tek e dyta më duhet të ndalem dhe të ndërtoj atë strukturë letrare që ka formën, hapësirën e duhur por ngre në miniaturë dhe teatrin njerëzor.
 
5- Si ndjeheni sot brenda botës virtuale të letërsisë si lexuese dhe si autore?
 
– Bota virtuale është njëlloj si të jetë pragu i një shtëpie që duhet kapërcyer dhe ndarë me miqtë, emocionet. Diku mund të lindë një diskutim për strukturën poetike ose tematikën, diku tjetër mes kolegësh ka diskutime për rrymat letrare, shpesh me lexuesit për të hedhur me shumë dritë rreth ndonjë krijimi të veçantë. Gjithsesi për mua gjëja më e rëndësishme ngelet publikimi i artit të shkruar në letër, pra në formatin e librit ose të revistave dhe gazetave Letrare. E kuptoj që sot forma e komunikimit dhe masmedias ka prekur të tjerë kufij, por imagjinoj përherë shijen e ndjerë që përjetoj kur jam në një bibliotekë, librari, ose dhe kur shfletoj librin tim.
 
 

Demir Gjergji

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s