TË DHIMBSET HIJA JOTE / Poezi nga Mimoza Rexhvelaj

 
Poezi nga Mimoza Rexhvelaj
 
 
TË DHIMBSET HIJA JOTE
 
Në honin e harrimit
Mjegulla verbuese shkëlqen.
Falen para hijes sate
Buzët e kohës të vrara.
Mbyten hijet në vullkanin
            e qetësuar.
Ku buron verë e mpiksur
Skeleti i hijeve,
          Shtëpi e gjarpërinjve.
Rrjeta e merimangës
Luan me qenin që lëpin kockat.
Hijet fluturojnë trembshëm mes hijeve…
Shpëtimtar,
            I gjallë,
                    I vdekur…
Diellin pse s’e zë rob?
Mos ia lër hënës
Ta fsheh nën sqetull
Se hija ka këmbë…
Natën e ngroh nën mantel
Dhe ditën të shëmbëllen
     Si pasqyrë ujore.
Drita verbuese të ngërdheshet.
Ç’pret shpëtimtar,
të dhimbset hija jote?!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s