Kalendari poetik: Clarissa Pinkola Estés 27 janar 1945 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Clarissa Pinkola Estés
 
Kalendari poetik: Clarissa Pinkola Estés 27 janar 1945
 
Klarisa Estés, u lind më 27 janar 1945. Shkrimtare dhe poete bashkëkohëse amerikane. Është specializuar si psikanaliste për shqetësimet e turbullimet mendore pas-traumatike. Me prejardhje meksikane, mbeti jetime në moshën katër vjeçare dhe u birësua nga një familje mërgimtarësh hungarezë që jetonin në SHBA. Libri i saj i parë “Gra që rendin me ujqit” (1993) u prit mjaft mirë nga kritika letrare dhe lexuesit. Për tre vite rresht qe bestseller në Nju Jork. Ja diçka nga ky libër:
 
 
GRATË QË RENDIN ME UJQIT
 
“Ujqit e shëndetshëm dhe gratë kanë disa karakteristika psiqike të përbashkëta: ndjeshmërinë e hollë, shpirtin lozonjar dhe përkushtimin e veçantë. Ujqit dhe gratë kanë ngjashmëri për nga natyra, janë kurreshtarë të mësojnë dhe zotërojnë fuqi dhe qëndrueshmëri të lartë. Janë mendjeshkathët dhe merren me gjithë shpirt me të vegjlit e tyre, apo të shokut, të grupit. Janë mjeshtra në artin e përshtatjes në kushte vazhdimisht të ndryshueshme; janë krenarë, të fuqishëm dhe shumë të guximshëm. E megjithatë, të dyja speciet kanë qënë gjithmonë të përndjekura.”
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipa

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s