Poezi nga Nehat Jahiu

 
Poezi nga Nehat Jahiu
 
 
N’BJESHKË NUSE NA U BËNË DIKU
 
Vashat e lanë pajën e nusërisë
vashat veshën rrobat e lirisë,
armët brezit ngjeshur me fyshekë
nuse u bënë diku n’bjeshkë.
 
Nuse u bënë nuse me duvak
fustanin e bardhë e skuqën me gjak,
sa hije u kishte ky fustan nusërie
lagur me gjak me lot lirie.
 
Vashat trime këto drenushe
si shqiponja n’shkrepa e në gurë,
qëndisën të bukurin flamur.
 
Gjerdanin ia thurrën ballit e gushës
sypatrembur në grykë të pushkës,
lirisë i falën gjak e jetë
nuse u bënë për liri atje në bjeshkë.
 
 
TI ERDHE PRANVERË
 
E pritur shumë
skuqur shumë e lagur gjak,
e vonuar shumëherë
ti erdhe erdhe pranverë.
 
E plagosur
e dashur një ngrohje midis nesh,
e harruar
ti erdhe pranverë.
 
E lodhur shumë
e n’zemrat e dëshmorëve kurrë e fikur,
e dashur n’tokën tënde përherë
ti erdhe erdhe e dashura pranverë.
 
E kërkuar n’male e
dashur nga gratë fëmijët e burrat ,
e përgjakur n’prag e n’derë
ti erdhe erdhe e bukura pranverë.
 
E buzëqeshur
e përqafuar,
e shtrënguar e n’gji nga ata që dhanë jetë
ti erdhe erdhe e pritura pranverë.
 
E shpuar me thikë
e kurrë kurrë e pa epur,
e ndalur e humbur
ti erdhe erdhe pranverë.
 
Të deshëm shumë
e të sollëm ty n’Kosovë,
të sollëm ty dhe brengën e ndjerë
ti erdhe erdhe e dashura pranverë.
 
 
KUR TË VIJ
 
Kur të vij kohë e bukur kur të vij
e t’i lëshoj sytë o lis i gjallë,
të përqafoj me mallin
të shpaloj zemrën n’kujtim kur të vij.
 
T’i shoh zogjtë aty n’Çabrat
ta dëgjoj këngën e Drinit Plak,
t’i shoh lulet me erë lirie
kur të vij ah kur të vij.
 
Kur të vij te ti
e të shikoj me sytë e tu,
të preki tëndin të ëmblin dhe
ta shoh shqipen n’Pashtrik e ti ndër ne.
 
T’i shoh plagët e tua n’shërim
arat e bukura ,
varret me gjak lirie
eh Gjakovë ,Gjakova ime.
 
Kur të vij Gjakovë te ti kur të vi
të shoh me sy si ndonjëherë,
të përqafoj me mall çdo rrugicë
e t’i laj sytë n’tëndin Erenik.
 
T’i shoh varret që heshtas rrijnë
që i rriti djepi ai djep Kosove,
ah Gjakovë ,Gjakova ime.
 
Eh sa mall kam të shoh në sy
të shoh ty lulëkuqe me aromë,
e ujitur me gjak gjak të njomë.
 
Të shoh varre me gjelbërime
ta shoh pranverën tënde n’agim,
të shoh Gjakovë dashurinë time
eh Gjakovë, Gjakova ime.
 
 
ATDHE
 
Në çdo damar të gjakut të ri
për ty ndezet zemra ime
i gjallë o i vdekur të jem,
në ty janë shumë kujtime.
 
Rrudhat e ballit
ti m’i largon ,
askush tjetër shpirtin s’ma shëron
një plagë e nxirë më rëndon.
 
Etjen vetëm ti ma shuan
dhe në varr te ti eshtrat do të pushojnë,
do të shoh ty të lirë
lulet e dashura do të lulëzojnë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s