Poezi nga Rami Kamberi

 
Poezi nga Rami Kamberi
 
 
SI PËLLUMB PAQE, E ILIRIK…
 
Isha atje ku ndahen fatet
Shekujt lidhur për fyt, si nepërka kobzezë
Ardhmëria, ku më matet
Me hapat e vdekjeve, mbi pëlhurë të zezë
 
Një pikë të bardhë e pashë, si ngjyrat e plisit tim
Rrezatonte bardhësi, si dielli kur e pi, acarin e motit
Dridhej pëlhurë e zezë, si robëri nëpër kushtrim
Frikën kërkonte ta pi, si unë, shpresën në sytë e lotit
Si pëllumb paqe e ilirik, qiellit gri, të atdheut tim
 
Isha atje ku ndahen fatet
Dielli ku më dukej si hana e hana, si dielli
Ardhmëria, ku më matet
Me gjembat e kufijve, ku merr flakë qielli.
 
 
KËTU KU LIRIA, ASHTË PËRJETËSI…
 
Këtu ku thonë, se ka drejtësi
Tiktaket e orës, s’janë si të rrahurat e zemrës sime
Këtu ku shikohemi, sy më sy
Të trembur, nga motet e mileniumeve me ushtime
Këtu ku liria, ashtë përjetësi
Si robëria e myshkun, nëpër kufijtë, në tokën time
 
Dridhen dhe rrufetë, kur më shikojnë me plis në kokë
Qielli i fsheh, yjet me hënën, si historia që i fsheh germat
Druhen për fjalët e pa thëna: se këtu ashtë e imja tokë
Qetas kur i lexoj kështjellat e katedralet, bashkë me emrat
 
Këtu ku thonë, se ka drejtësi
Jeta ku pikturohet, në pëlhurën e lumturisë për syt’
Këtu ku shikohemi, sy më sy
Me djajtë e demonët, që ma vodhën nëntorin e dyt’
Këtu ku liria, ashtë përjetësi
Si nepërkë e Karpateve, që më ashtë lidhur, për fyt.
 
 
KËTIJ MOTI, QË RËNDON BORA…
 
E frikësuar më dukesh, Arbëri
Jeta të ik përtej deteve e oqeaneve, sot
E shohë se më rrudhesh pa liri
Jeton me kujtesën, ardhmërinë e ke lot
 
Me dhimbje dukesh, si gjethet lisit, kur ja merr era
Cung i mbetur, mes degëve të thyera, piktura nëpër qiell
Me shpresë nëpër sy, po shikon si do jetë pranvera
Cung i etur, si dashnia për lumturi, ditë e mbetur, pa diell
 
E frikësuar më dukesh, Arbëri
Si unë, këtej deteve e oqeaneve, sot
E shohë se më rrudhesh pa liri
Si sytë e mi, ardhmëri e lënë nën lot.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s