Poezi nga Sarë Gjergji
Mbaj mend
(ose: Himn drite)
Fli mbi dafina! – i tha, me një timbër të ndritshëm.
Buzëqeshi dhe dafinë u bë. Flakë e gjallë.
Në sytë e tij
qiejt u hapen
në pemën e lulëzuar.
Ëmbëlsisht, shenjtëroi!
U shenjtërua, ai.
BRINJA IME
Tek kalon shkretëtirën jashtë vetes
Të gjesh një oazë në thellësinë e shpirtit tënd
Është mrekulli.
Një kohë provuam se dashuria është e pashmangshme
Se më të mirat e saj janë më të thjeshtat, më të zakonshmet
Sa të trishtuara janë shtigjet, nëse jo për praninë e saj…