Poezi nga Sahit F. Osmani
 
 
PEMA TRISHTOHET PA KËNGËN E ZOGUT
 
Ditë për ditë përtej kohës mërgohemi
duke i lënë shtëpitë të vetmuara
e pema trishtohet pa këngën e zogut
në gji të tokës rrënjët i klithin
 
Aty te vendlindja thinjat lulëzojnë
fytyra e stinëve fillon të rrudhet
dashuria mbetet pa frymën e shpirtit
dhe pa zemrën që gjak i dhuron
 
Uria e mërgimtarit është e madhe
s’ngopet dot me mallin e vendlindjes
buzëqeshja në buzë i është thyer
qiellit si zogjtë shkojnë e vijnë avionet.
 
 
PËRTEJ KUFIJVE TË HARRESËS
 
U shkund kujtesa përtej
kufijve të harresës
s’e mbaj mend çastin as
joshjen e atij vështrimi
kur ti u largove edhe ëndrrat
kishin humbur shpresën
vetëm zemra shtrinte krahët
të arrijë dritat e syve
ata sy që për asnjë çast
s’doja t’i humbisja
 
 
 
E DUA GURIN
 
E dua gurin që peshon në vend të vet
Njeriun që s’gjunjëzohet e ngadhënjen
Lisin kurorëlart me rrënjë në shkëmbinj
Që asnjë stuhi s’mund ta shemb dot
 
Sa herë marr udhë dhe nisem për larg
Forcë më jep qysh në hapin e parë
Më mbron thelbin nga rrufetë mizore
Pesha tij s’më le të rrokullisem, më tërheq
 
Më muron , s’më le të robërohem
Nga qëndresa dashuria më ka mbirë në zemër
Për një gabim të vetëm , e nëse përulem
Në greminë do t’më hudh nga çdo lartësi!
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,679 hits

May 2023
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List