Fabula nga Iliaz Bobaj

 
Fabula nga Iliaz Bobaj
 
 
NË ZGJEDHJE
 
Votat i blen hapur një derr i dhjamur,
ankesat në pyll nuk kanë të ndalur:
-S’gjetët një tjetër ta vinit në krye?
Ja ku është dreri, me brirë prek yjet,
bilbili, që zemrën e tij e ka këngë,
kaprollja e urtë, me faqe si hënë.
shqiponja krenare me sy si të yllit,
qukapiku i mençur mbi gjithë zogjtë e pyllit…?!
-O ketër,- tha zogu,- mos fol në erë,
derri i blen votat, se është milioner.
Sa të ketë minj që shesin votën,
derri i dhjamur, do komandojë botën.
 
 
NATYRË E QETË
 
Vuan Zani për dy pare,
vijnë zgjedhjet, del hedh valle…
 
Prenda s’ka lekë as për dhëmbë,
vijnë zgjedhjet, del merr këngë…
 
 
PESHKU I DETIT DHE ZHABA E KËNETËS
 
Një peshk që jetonte në det,
ngatërroi udhën,
hyri aty ngjitur në një kënetë.
-Nga vjen?- e pyeti zhaba, kur i doli përballë.
-Nga deti,- tha peshku.
-Si është deti, ma thuaj me dy fjalë.
-I thellë, i gjerë, pa fund e anë,
me ujë të pastër, me valë, me dallgë…
-E besoj,- i tha zhaba,- që aty është ndryshe
dhe mund ta jetosh ndryshe jetën,
po ne jemi mësuar në llumin tonë,
nuk bëjmë dot pa kënetën.
 
 
KANDIDATI
 
Trokitën zgjedhjet e reja,
kandidat kërriçi i pari.
Thanë kafshët:-S’patët një tjetër,
ndryshe nga ky zog gomari?
 
Kafshëve që kundërshtonin,
përgjigje u dha iriqi:
-Kur është kandidat gomari,
pse të mos jetë dhe kërriçi?
 
 
NË FUSHATË
 
Janë ndezur zgjedhjet,
zjarr e flakë kanë marrë,
gomarit i thonë kalë e kalit gomar…
Dhe lepujt duartrokasin për çdo fjalë…
Ndërhyri delja:- Flisni pak më butë,
në zgjedhje jemi,
nuk jemi në luftë…
-E ku ta gjejnë,- i tha dhia,- fjalën e qetë,
i ka kthyer në bisha, lufta për pushtet.
 
 
QENI DHE DASHI
 
I tha qeni dashit: – Tani s’të prek kush,
ka ikur me kohë, koha e ish-ëve.
-Ajo kohë ka ikur,- ia ktheu dashi,-
po tani ka ardhur koha e këlyshëve.
Dhe këtyre u druhem më tepër se bishave…
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,679 hits

May 2023
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List