Poezi nga Rami Kamberi

 
Poezi nga Rami Kamberi
 
 
NJËQIND VITE, MË PAS…
 
Në tokën, ku na kanë ndarë, dikur
Shqiptarçe ju kënduam, me dashuri
Kemi një atdhe, një gjuhë e flamur
Bukën, me krip hamë, kemi lumturi
Që jetët i lulëzojmë edhe mbi gur
 
Familjen, ne e kemi të shenjtë, kullë hyjnore
Ju themi, juve, të dashuroni e mos u tradhtoni
Lutemi për ju, ju falëm, një nënë shenjtore
Shqip u themi: që dashurinë nga ne ta masoni
Si shtrohen sofrat gazmore, në tokat arbërore
 
Ruajeni pasurinë, që ua ka falur Perëndia
Mos u bëni, pikë e pesë, fëmijët t’u qajnë
Ruajeni dashurinë, si deshi t’ua mësoj Iliria
Ju që dikur e lejuat, me kufij të na ndajnë
Kur kërkonim e bashkuar, të jetë Arbëria
 
 
DUA, NA ERDHE SI LUM JETE…
 
Mes ikjes së hënës e lindjes së diellit
Dua, na erdhe lum jete, nga gurrat e malësisë
Mes tokave pellazge me sytë e qiellit
Dhurata më e shenjtë e dhënë, prej Perëndisë
 
Sikur një engjëllore, me shikimet e shpresës
Me buzëqeshjet e kujtesës, nëpër sytë e ballit
Sikur syzënat e kullave, si fisnikëria e besës
Me gjuhën shqipe, për t’i dhënë, emër Sharrit
 
Dua, më e bukura dhuratë, prej Perëndisë
Që na erdhe si lum jete, nga gurrat e malësisë
Dua, dua të jesh dielli i urtësisë e i diturisë
Që t’ia rikujtosh botës, se je nga tokat e Ilirisë
 
 
SILUETAT, E TRADHTISË…
 
Siluetat e tradhtisë
I shohim si ecin, nëpër trojet tona
Me flamujt e lirisë
Pas kushtrimit, pas krismave tona
 
Kur i fërkojmë sytë, jerm, gjumi kur na merr
Të lodhur, nga udha e bashkimit, me varre mbuluar
Kur e shikojmë atdheun e jetët, na bëhen ferr
Të kafshuar, me skamje me uri, prej lirisë të harruar
 
Siluetat e tradhtisë
I shohim, në krye të atdheut, të parët
Me flamujt e lirisë
Zëri i Atdheut, luftëtarët e çlirimtarët
 
 
PAS LOGUT, TË CUCËS…
 
Pas mesnatës, po e kërkoja hënën
Mbrëmë, ku këmbët më lan, në mesin e malit
Pas logut të cucës, pashë syzënën
Mes lulenishtes, ku po i çmallja, sytë e mallit
 
Trup zhveshur, me flokët e derdhura, më shikonte
Sikur të isha, ai i humburi në mal, në motet e rinisë
Truponte drejt meje, borxhin e mbetur e kërkonte
Sikur t’i kisha borxh, sa rëndojnë, motet e pleqërisë
Trishtuar prej shikimit e nga këngët, që i këndonte
 
Pas mesnatës, po e kërkoja hënën
Në mes të malit, mbrëmë, mallin ta pi, doja
Pas logut të cucës, pashë syzënën
Në lulenishten, ku motet rinore po i kërkoja
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,679 hits

May 2023
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List