Poezi nga Behare Daja Kasa
Erozion
në qytetin tim
kuajt harbojnë nën një galop të çmendur
dhe gjithë qyteti i sheh shtrembër
janë zgjidhur nga frerët
e askush nuk i zë nga jelet
as hëna s’i do
as dielli s’i ngroh
e pylli jo e jo
o dheu im nën këmbë
që shembesh nga erozioni i pushtetit.




























Leave a Reply