Mimoza Bici
 
 
Raftet e Brunildës
( pjesë proze)
 
Filloi të sistemoj kujtimet… që nga koshienca e parë deri më sot…
Në rafte vizuale vendosi vitet. Ato me domethënie, ngulitje ngjarjesh në memorie, do t’u vendoste shenjë fosforishente.
Do bënte rezonac memories, ku kishin ecur gjërat mirë e ku kishin ngecur.
Raftet i sistemoi diku cep dhome…Çdo vit kishte nga një raft. Porse pak prej tyre përbënin dallim nga të tjerat….
Rafti i parë :
Ishte vetëm 6 vjeç… Një rrugë e gjatë, nga dy anët e saj shtriheshin dy lëndina të gjelbërta mbuluar me shi . Me çadrën ndër duar , një peshqir mbuluar kokës, po ecte rrugës së gjatë të priste mamanë tek dera e ndërmarrjes ku punonte. E kish trëmbur jo vetëm bubullima për të cilën mbuloi kokën me peshqir, por edhe frika se, mamaja e saj do të lagej e sëmurej. Të gjithë e njihnin atë rrugë të gjatë pa asnjë pemë……
….. ……
Të gjashta raftet formonin një gjashtëkëndor. Përbrenda gjashtëkëndorit do dukeshin pika të shumta , rafte të smufuara, ku ruheshin kujtime të zbehura. Diku, në një moment , ndonjë nga pikat do zmadhohej e zvogëlohej po kaq shpejt. Gjurrmët e jetës shfaqen, zhduken , shfaqen përsëri, për të treguar se brenda trupit tonë ka një formim karakteri nga ku përcakton sjelljen individuale sipas ecurisë së skedarëve në rafte. Këto rafte do të lidhen njëra pas tjetrës e aty ti do të shohësh figurën gjeometrike për të ndaluar në ato kënde -kthesë të cilat kanë lënë gjurrmë të forta e përcaktuar të ardhmen , pozicionin e Përse,ve të mundimshe. Këndet kanë mënyrën e tyre të interpretimit. Sa më të pakta aq më pranë fatit të mrekullive ecën në jetë. Të gjitha këndet lidhen me njëra tjetrën, raft pas rafti duke lidhur të fundit me të parin. Çdo gjë lidhet me të kaluarën. Ne dukemi sikur ecim në vijë të drejtë porse rrotullohemi vetes e botës. Cikli i jetës.
Gjashtëkëndori i Brunildës ka nyje lidhëse , frikën. Frika e humbjes së njerëzve të dashur deri humbjes së vetes. Nëse i referohemi kthimit tek rafti i parë, Brunilda e frikësuar të mos mbetej vetëm , përkujdeset për shëndetin e mamasë. Kjo gjëndje përkujdesje, do t’i shfaqej gjatë gjithë ciklit të jetës dhe pse “Dikush” e zgjon për t’i thënë se, gjithshka që ke bërë deri tani, e ke bërë të mbash veten ekzistente.
Gjithkush nëse do dinte të vendoste mirë raftët e kujtesës dhe do të dinte të interpretonte mirë figurën gjeometrike, do të dëshironte që jeta e tij të ish si një trekëndësh. Pse ?! Duhet të të dal me përpikmëri vendosja e rafteve ( fosforishente) dhe del përgjigja. Raftet nuk vendosen si do të mund të dëshirosh. Mjafton të sistemosh ato ndodhi sikur dhe të pakuptimta që të kanë shoqëruar gjithë jetës në vegimet e tua, duke bërë çudi me veten tënde kur ke patur shumë më shumë për të kujtuar. Këto rafte janë gjurrmët që të kanë përcaktuar të ardhmen e ti je detyruar të ecësh.
Gjashtëkëndori i Brunildës ishin gjurrmët në dukje të zakonshme përditshmërie, porse këto gjurrmë ishin të pamundura të harroheshin si plot të tjera ndoshta më të dhimbshme apo më të gëzuara.
E gjithë jeta do të ish rruga e gjatë ( rafti i parë ) ku ajo do të udhëtonte mes dy botëve të gjelbërta porse njëra nuk ish ajo që dukej. Do ta shihte shumë vite më pas se sytë e dukshëm pasqyronin atë që mendja ta pranonte se bari ish i gjelbërt sepse dukej i gjelbërt. Qielli ishte blu sepse dukej blu. Njeriu ishte njeri sepse dukej njeri e kafsha ishte kafshë pasi dukej kafshë. Çdo gjë pranohej sepse ashtu shihej nga të gjithë. Dhe ky pranim do të shoqërojë aq sa të kesh frymë.
E gjithë jeta do të ishte rruga e gjatë dhe ajo do të udhëtonte mes dy botëve të gjelbërta me mendime të lagura shpirtit ku do zbulonte dhimbshëm se jo çdo gjë e dukshme ishte siç dukej. Asgjë nuk do t’na shpëtojë nga vullneti i të padukshmes nga ku përcakton ecurinë e zhvillimit, ndërtimit , formimit, ndryshimit të jetëve tona.
Të dyja forcat, forca e së dukshmes dhe e padukshmes, i mban në ekuilibër trupi yt. Shpirti është mekanizmi lëvizës tek luan frikshëm mes jetës dhe vdekjes si përplasja mes dy goglave. Të dyja goglat ndjejnë të njëjtën përplasje ( lumturinë dhe dhimbjen ) Kanë të njëjtën forcë tingëlluese , afrohen , largohen lidhur litarit të jetës, kalbur pabesisë së kohës, porse dora që e lëkund është e padukshmja. Asgjë nuk është e sigurt derisa mes jetës dhe vdekjes gërshëra e frikës lëkundet si lisharëse ku e papritura është e pa parashikuar. Kjo gërshërë pret kufirin mes ëndrës dhe realitetit. Të gjithë vrapojmë pas një ëndrre të paarritshme që do të thotë se realiteti ka një kufi prerës nga ku nuk ecet më. Nëse ke realizuar diku ëndrrën tënde ajo nuk ka qenë ëndërr porse një realitet i pritshëm i vonuar.
Të jetosh jetën nuk do të thotë se ke jetuar zgjuar . Të prekësh vdekjen nuk do të thotë se ke vdekur përfundimisht këtij Universi.
Ne vdesim çdo ditë të ikur e lindim çdo ditë kur zgjohemi. Të dyja janë të bukura. Të dyja janë të frikshme. Të dyja të vërteta. Të dyja të gënjeshtra. Të dyja faqe të kundërta të një mali nga ku ngjiten majës si Zoti dhe Djalli. Zoti shfaqet si Djall duke provokuar besimin ndaj tij. Djalli shfaqet si Zot duke provokuar dyshimet.
Zoti prodhon energji. Dialli çliron. Të dyja janë domosdoshmëri. Ndaj mes tyre ka një bashkëveprim forcash ku unisohen në një trup të vetëm : Ekzistenca.
Eksistenca udhëhiqet nga një forcë mistike ku lëviz si mekanizëm spiral shpirti.Gjërat përthithen pavetëdijes duke zgjuar dijen. Dija komplikon gjithshka ekzistencës. Pavetëdija është ajo parajsë bukurie e paarritshme.
Gabimi më i madh i njerëzimit është …..
( vazhdon )
* …çfarë fshiheshin brenda rafteve të Brunildës dhe a do të ishin ato përcaktueset e fatit të saj në jetë 
 
( mimozaVbici@, pjesë nga libri me proza të shkurtra, proçes botimi, 2023)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,679 hits

May 2023
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List