Percy Bysshe Shelley
 
Kalendari poetik: Percy Bysshe Shelley (1792-1822)
 
4 gushti është data e lindjes së P.B. Shelley-t, njërit ndër më shquarit përfaqësues të romantizmit britanik, idhull i brezave të poetëve që erdhën pas tij si p.sh., Robert Browning, Alfred Tennyson, Dante Gabriel Rossetti, Algernon Swinburne, William Butler Yeats etj. Gjeti vdekjen kur lundra me të cilën udhëtonte u mbyt në gjirin e Viarexhos; deti ktheu trupin e Poetit në breg, më 18 korrik 1822.
Në 231 vjetorin e lindjes së Poetit, përzgjodha këtë shqipërim prej tij:
 
ENGLAND IN 1819
 
I marrë, i verbër, plak, një mbret po vdes;
Princat, llum e qelb i asaj skote të ndyrë
Të përbuzur, llucë nga balta më e zezë;
Sundimtarë pa tru, pa sy, pa fytyrë,
 
Si shushunjat pas vendit janë ngjitur
Po s’u ënjtën me gjak, s’ka gjë që i shqit.
Një popull i mjerë, jep shpirt i uritur;
Një ushtri që lirinë vret dhe plaçkit.
 
Ligjet e tyre, si thikë me dy presa;
Të arta për veten, mjerim për të gjithë;
Një fe pa Krisht e Perëndi, s’njihet besa;
Një senat më të keq, s’na kanë parë sytë.
 
Varre që veç një Lugat mund t’i djegë,
Të shohim pak dritë, të marrim jetë.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,094 hits

August 2023
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List