Lorenco Mavilis
Poeti lirik grek me origjinë spanjolle Lorenco Mavilis ka lindur në ishullin e Odises, në Itakë, me 6 qershor 1860. Babai i tij ka qënë konsull i Spanjës në Kretë. Mavilis u rrit në një mjedis familjar me kulturë europiane. Më 1880 shkon në Gjermani për studime në filologji dhe filosofi. Eshtë ndikuar nga idetë e Emanuel Kantit, të Arthur Shopenhauerit dhe Niçes. Veç greqishtes dinte gjuhët sanskrite, indiane, latine, gjermane, italiane, franceze, angleze dhe spanjole. Më 1896 mori pjesë në kryengritjen e Kretës.
Babai i tij Paolo ish i lindur nga një nënë shqiptare Katerina Tonina Dushmani nga Korfuzi. Në 1910 e zgjodhën deputet në parlamentin grek si përfaqësues i Korfuzit. Njihet si poeti grek që ka marrë pjesë në shumë luftëra. E fundit ishte ajo ku grekët luftonin kundër trupave osmane në Drisko të Janinës më 28 nëntor 1912, ku poeti u vra në krye të një formacioni ushtarak me vullnetare garibaldinë nga Italia. Duhet theksuar se edhe poeti Nobelist Odisea Elitis nga nëna është me origjinë arvanite, pra shqiptare.
LITHI
Fatlumë janë të vdekurit që harrojnë
travajat e jetës. Kur dielli perëndon
e mjegullat ngrihen, mos qaj edhe sikur
trupi yt të jetë në të shuar!
Në këtë orë fryma del e shkon si një
burim i kristaltë që më s’rrjedh
por shpejt uji nis e nxin prej lotëve tanë
për të dashurit që ikën.
|||
Nëse pinë ujin e turbullt te loteve,
rikujtojnë duke kaluar përmes lëndinave
të asfodelet
dhembjen e vjetër më të cilën
përjetësisht flënë.
E nëse dot s’rri pa qarë, në muzg sytë e ty
do të aspirojnë për dritëza jete
do kërkojnë të harrojnë, por kurrë pa mundur.
DIELLI I ATDHEUT
Atdheu im e dua diellin tënd, kurrkun
më shumë se këtu nuk ka shkelqim!
1-Asfodel– zambaket e varreve që në popull quhen badra.
2- Lithi– lumi që ndan botën e të gjallëve dhe të vdekurve, përmes të cilit kalohet në HAD.

Shqipëroi nga greqishtja: Kolec P. Traboini




























Leave a Reply