Poezi nga Lumo Kolleshi
Nata e Shën Lorencit
Të gjithë me sy drejtuar nga qielli,
Shikojnë me ankth në errësirë,
Të kapin ç’të kapin nga drita e yjeve të vdekur prej kohësh.
Gjithsesi qielli nuk u rrëzua dhe mbetet po ai.
DUKE PRITUR RADHËN SI PENSIONIST
Të gjithë ishin kurjozë
Kur më panë më të riun ndër ta.
Dhe unë,pa dashur,me një ndjenjë faji,
Fundin kërkoja e fundi në fund më la.
Dikush më dukej si skulputurë e Rodenit*,
Vendosur diku në një park të padukshëm.
S’kisha pasqyrë të shihja vetveten…
Në çdo dashuri njeriu hyka pak i turpshëm.
*Skulpturë e August Roden “I menduari”
Pastrueset e shkollës
E moshës studentore 1982
Nuk ishit pastruese dhe vetëm kaq:
Ca lecka,fshesa dhe dy kova,
Madje diçka ju kishit marrë
Pak nga të gjitha nënat tona.
Hynim e dilnim nga provimet
Si s’u mërzitet kurrë nga ne?
Dhe kur dikush letrat i griste
Pa dashur i flakte përdhe.
Uleshit, buzën pa rënduar,
Si fllad i erës në një park,
Përherë na deshët të gëzuar
Dhe lodhjen tuaj e quanit pak.
Pa kur shihnit ndonjë nga ne
Fshehur pas cepit me bakshish,
Në sy shkarkonit veç rrufe,
Lodhjen atëherë ndjenit dyfish.
Siç ndodh rëndom në prishje moti,
U hapej prapë qielli i kaltër.
Puna fisnike ju mësoi
Çdo gjë e donit veç të pastër.




























Leave a Reply