Poezi nga Sahit F. Osmani
 
 
KUR DORËN TA PUSHTON
ETJA E DASHURISË
 
Nuk e bëra atë që pata mundësi
sa afër të kisha, por sa larg më ike
për ty ndoshta s’do të ketë rëndësi
dikush tjetër do të vijë në jetën tënde
 
Më humbën ëndrrat në shtratin e pashpresë
duke thithur i dëshpëruar ajër të pistë
duke ëndërruar se edhe larg mund
të arrij
zemra më pëshpëriste për të nesërmen
 
Të prekësh një lule nuk është marrëzi
kur dorën ta pushton etja e dashurisë
pambarimisht si me magji të dritës
që kullon vesë nga syri i jetës
 
Më frikësojnë shpërthimet e papritura
të shtëngojnë në çastet kur i sheh lartësitë
pa e përmbushur qëllimin e arritjes
dhe grimcën e fundit ta mbajnë pezull
 
 
S’MUND TË SHLYHEN GABIMET AS NGA HARMONIA
 
Jam munduar ta harroj gjuhën e ashpër
Që rrënjët e mendimeve m’i trazonte
Përpiqesha të komunikoja me gjuhën e arsyes
Ndaj njëri-tjetrit pakuptimësinë ta dallonim
 
Por gjuha dhe fjala s’i përpunojnë mendimet
Midis zhurmës së çoroditur tingujve u merret fryma
S’mund ta përcaktojnë ndjenjën e dashurisë
Në rrjetën e mendimeve që joshen nga rreziqet
 
S’mund të shlyhen gabimet as nga harmonia
As nga shkëlqimi i mendjes së ndritur
Kur na kthen te vetvetja mendjen ashpërsia
Mbetemi të ngatërruar ndaj fjalëve të vërteta
 
 
KUR MBYLLET DERA E SHTËPISË
 
Kur mbyllet dera e shtëpisë e s’hapet
kohërat kalojnë pa e shpërfillur
e braktisur nga vetmia zë e plaket
kështu harrimi e bën të veten.
 
Kujtimet ndryshken në orën e varur
që pluhuri dhe harresa i ka ngrirë
akrepat as para, as prapa s’lëvizin
presin një dorë t’ua heqë dregëzat
 
Dyer e dritare të përmalluara
me sytë e ngulitur te fotografitë
e atyreve që lindën , e u larguan
i thërrasin me gjuhën e të parëve
 
I ftojnë që ta ngjallin jetën
të hyjë flladi i shpresës
të largojnë pluhurin e harresës
se, shtëpia ku ke lindur dhe je rritur
nuk mbyllet me çelës!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,048 hits

August 2023
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List