Eneida Mjeshtri (Albania)

Eneida Mjeshtri është poete dhe prozatore shqiptare. Ajo ka lindur në Kuçovë dhe jeton në Tiranë. Vëllimi i saj i parë me poezi, “Antiuni”, u botua nga “Ideart” në vitin 2004. Shkrimet e saj përfshijnë poezi, tregime dhe prozë eseistike. Tregimet dhe proza e saj eseistike janë botuar periodikisht në revista dhe gazetat letrare shqiptare dhe të huaja. Ka kontribuar gjithashtu edhe si autore tektesh këngësh në disa festivale të këngës në Shqipëri.

 

Barabar

Baba,
Jo fjalët
Sytë
E njehsuan botën mes meje e teje
Humbellat dhe thepinat e të qeshurave
Më shumë se lotët dhe mëritë
Njerëzit që varrosëm së bashku
Ata që bashkarisht i deshëm
Kujtimet, baba
Paqetia e së nesërmes
Kopshti zoologjik i Tiranës më 1985
Karrigia mbi të cilën ti var teshat
Sinoret e palëvizura
me Goxhajt në të majtë
Berberët nga perëndimi
Ristoja
Izraeli
Librat
Çasti i nderë kur ti zbulove që isha bërë grua
Të vërtetat që ndjemë dhe kurrë s’i nëpërgojëm
Xixëllonjat e prillit
Lulëkuqet
Liqeni i vogël, i ngrirë i naftës
Ku dimrave provonim peshën
E jetës
Zemëratat e tua
Zemëratat e mia
Nëna jote
Nëna ime
Ana.

Gjërat që mbetën të pandryshuara
Jo ato që ndryshuan
Vunë barazinë mes nesh
Baba
Tashmë bota
Është ky kopsht,
Planimetri e mysët e zemrës bend
Harkuar në mure
Lehtësisht të kapërcyeshëm.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,813 hits

November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List