Poezi nga Sinan Vaka

 

ZEMËRIMI

Të ngjitem sipër muresh si dikur,
nënë hënë të gdhijmë natën e bekuar
dhe po të të mos të kishim zemrës gur
do kishim fatin tonë nëpër duar.

Do kishim fatin tonë nëpër duar,
s’do vyshkej lulja sipër në ballkon
sikundër zemra ngelet e lënduar
e jotja s’e vadit, madje përton.

E jotja s’e vadit, madje përton
dhe shtyn dëshirat kohës me kaq ngutje
e syri që kujdesje shpesh përçon
tani që poshtë vyshkjes dërgon lutje…

Tani që poshtë vyshkjes dërgon lutje
dhe sheh kudo në qiellin e plumbtë
dy zogj që fluturojnë lart me ngutje
mbi pendë mbajnë zemërim të shkrumbtë.

 

MJERAN E MIDIS NESH

Dhe kur çel agu ndaj mëngjesit
Në zhegun që përzhit mesditës
Matanë luksit e përtej kohës
Gjallon ti mik i strukur frikës.

Mëshira s’është kurrë shpresë
Por shtirësi kur shpirt nuk ka
Zhelesh i fshehur skutës, strehës
Kujton e thua s’jam si ata .

Komfortit askush nuk të kujton
Dhe ti mëritjes “si ju unë isha“,
Gjithkush përçmimit të shikon
U ngjan si ujk, u ngjan si bisha.

Tej varferisë, si çark i ngrehur
Ti heshtur ndjehesh kush nuk ka,
Por zhelesh trupi yt i fshehur
Ka endrra, madje ka gjthçka.

Eshtë kohë që faqenxirë kërkon
Shtirakja kohë si sot dhe dje,
Të quan turp që e turperon
Ti je dënim dhe turp për ne.

Me maskë fshehin vetes dhimbjen
Por vet’ mëshirë s’kanë kurrsesi,
Mos qoftë e thënë dhe ti lexues
Që brenda vesit fshehur ri.

O shpirt që del kthinës vetmuar
Dhe gjindjen rrugës “argëton“
Tek ty rron shpirti i lënduar
Dhe një pasqyrë që na sfidon.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,813 hits

November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List