Poezi nga Emma Lazarus
ZONJA LIRI MIDIS NESH
Mos i ulni sytë
ose vështroni drejt përpara aty ku
mendoni se duhet të shkoni;
Mos pëshpëritni, oh jo!
Jo një tjetër.
Gjeni një punë, ngrini lart një balonë,
shkoni varrosni një kockë.
Me sandalet e saj të vjetëruara,
me veshjen e saj prej plumbi
me faqet e saj të ndotura, flokët dhe
me xhinglat e vëna një mbi një,
ajo ngrihet mes nesh jo me qortime të buta.
Ajo i ka futur flokët e saj nën një kapelë të vjetër
dhe e ka zbukuruar me pupla dhe yje,
të hedhur mbi sup mban
shtresat e ylberta të bamirësisë dhe murmuritjeve.
Të gjithë ju, edhe më të paktët prej jush
mos kaloni në anën tjetër të sheshit;
Mos mendoni ndonjë gjë tjetër për t’u përshtatur me
programin e turistëve,
Merreni parasysh shikimin e saj të ujshëm, vetullën e shndritshme.
Ajo ka zbritur mëshirën përsëri në rrugë
dhe nuk do të tërhiqet me mirësjellje në fushën e poçarit.
Pasi ka mbajtur lëkurën e trashë të këtij qyteti,
shkarkimin e tij kërcëllitës, përzhitjen dhe lëbyrjen nga dielli,
ajo prehet në kreshtën e motit
kockëmadhe e vendosur.
Mos mendoni se mund ta harroni atë ndonjëherë,
as mos u mundoni;
Ajo nuk do të luajë vendit,
s’ka zgjidhje tjetër veçse t’i jepni hapësirën
të ketë qiellin kurorë,
sepse ajo është një nga të shumtët
dhe çdonjëri prej nesh.
Shënim: Bëhet fjalë për Statujën e Lirisë.
Shqipëroi: Irena Dono



























Leave a Reply