Albanians in Crete – Art
Artistët Shqiptarë në Kretë
Klarita Selmani
Video life stories of migrants
Poetry is like a day
Kështu fillon jeta e një artisti (poeteshe në Kretë). Pikat e stërgjatura të shiut prekin me tjeter frymë dhe ndjesi në memorien dhe shpirtin e përhumbur pas labirintheve të kohezionit kohë përjetim. Gjurmë që grishin trotuaret dhe qiell i tymtë gri që përshkruhet nga fluturim pulëbardhash. Pastaj Egjeu i madh, Egjeu i luftrave dhe historisë që vjen nga përtej mitika, Egjeu i valëve dhe kufijve të largësisë që ndan milje të tëra larg nga një tjetër breg valësh, nga një tjetër triologji kori mërmërimash, nga bregu i vajzës së valëve, por e sjellur në tjetër trajtë dhe konfiguracion, e sjellur dhe konceptuar nga migrimi i një gjenerate tjetër. Kështu humbur dhe mbetur në paskohë vijnë grimimet poetike të poeteshës Selmani, plot dhimbje dhe nostalgji, por qartë dhe identifikueshëm për misionin që e karakterizon, për hapësirën dhe diemesionin që u jep dhe për më tepër integrimin individual me gjithë atributet dhe vlerat shoqërore që e përfaqësojnë.
E mira ime ti …
Në një breg të huaj, atje në Egje,
me mallin ja marrim : “vajzës së valëve”.
… dhe një dhomë e vogël, gati e kthyer në studio autori, me morinë e librave që nuk ndahen kurrë nga vetja dhe laptopi, ku gishtrinjë shkelin mbi ç do gërmë për të formuar dhe deshifruar zjarrminë e shpirtit. Sigurisht që vendi i huaj të përball me sfidat e jetës, por Greqia edhe ca më tej, pasi kriza ekonomike, pragmatizmi ballkanik që e shoqëron me ksenofobizmat e shumta, e bën edhe më të vështirë.Gjithësesi dita përshpejton nga hapat e nxituar të një intelektualeje aktive, tashme pjesë e një shoqërie të mirëintegruar, përherë në zbulim të mistizmave që afrohen, përherë në përçimin e imazheve dhe emocioneve .
Ajo ecën, ndalet në një breg ku valët takojnë shkëmbin, ndalet atje ku dielli bëhet njësh me detin dhe shiriti ndritshëm lëpihet drejt perëndimit, ndalet atje ku krahët e avionit çajnë qiejt dhe ndoshta prekin dhe qiellin e atdheut të saj, për të sjellur sadopak mallin, dhimbjen dhe dashurinë e Shqipërisë, që ringrihet për ç do ditë e më madhërishëm në sytë dhe zemrën e saj.
Klarita ecën, jeton me ëndrrat dhe pasionin për artin, humbet mes morisë së poezive dhe ashtu sikurse ç do artist i emigruar shkruan e përshkruan ngjyrat e gjalla të tablosë jetë, tablosë së pëgjysmuar dhe ndarë midis dy botëve, botës që e përball me përditshërinë sfidë dhe botës që e mban pazgjidhshmërisht të lidhur me vendlindjen, fëmijërinë dhe njerëzit e atdheut të saj.
Agron Shele