KURIMI NDËRMJET POEZISË ( Nga Dimitris P . Kraniotis) / Përktheu nga greqishtja: Klarita Selmani

 

foto shkrimi

http://www.synek.gr/health/health-news/health-news-arts/item/78-poetry-therapy-therapeia-meso-poiisis-tou-dimitri-p-kranioti#sthash.msNIfIrX.dpuf-

 

KURIMI NDËRMJET POEZISË

 

dimitris

nga Dimitris P. Kraniotis

President of WPS

http://synek.gr

 

klara profil

 

Përktheu  nga greqishtja: Klarita Selmani

 

Kurimi nëpërmjet poezisë, është përdorimi i vetëdijshëm dhe i qëllimshëm i poezisë, me destinacion shërimin. Bëhet fjalë per një proces bashkëveprimi, midis personalitetit të lexuesit dhe tekstit poetik. Poezia si shprehje artistike fleksibël, e dendur dhe abstrakte, shpesh simbolike dhe metaforike, është një mjet aktiv shërues. Me termin “Terapi Poetike”, ( Shërimi Nëpërmjet Poezisë )nënkuptojmë qasjen kurative, që përdor poezinë për të përmirësuar shëndetin fizik, mendor dhe emocional të individëve, pavarësisht nga gjinia, mosha dhe grupi shoqëror. Bazohet në besimin, se ajo ndihmon në çlirimin e mendimeve më të thella, zgjidhjen e konflikteve, zhvillimin e aftësive sociale, uljen e nivelit të stresit, rritjen e vetëvlerësimit dhe zhvillimin personal të individit. Në “Kurimin Nëpërmjet Poezisë”, njerëzit përdorin poezinë, për të ardhur në kontakt me emocionet e tyre, të zgjidhin problemet dhe të ecin drejtë vetëndërgjegjësimit personal. Ndërveprimet që ndodhin ndërmjet poemës dhe lexuesit, ndihmojnë për të promovuar shëndetin emocional dhe mund të veprojnë antistres, parandalues dhe kurativë, sa te të rriturit, aq edhe te fëmijët. Bashkëveprimi ndërmjet poezisë dhe gjuhës, ndihmon veçanërisht në socializimin e individit. Na drejton në burimet e reagimeve tona dhe nëpërmjet krijimit të poezisë, përfton një ligjërim universal dhe të përgjithshëm, i cili identifikohet dhe lidhet ne vendin dhe kohën e duhur. Gjatë “kurimit nëpërmjet poezisë”, poezia rindërtohet dhe riformohet, duke u bërë lëndë e parë për një proces fizik, emocional dhe estetik, duke na ndihmuar që të zgjojmë kujtime, ndjenja dhe sjellje. Një poemë, mund të jetë çelësi për rizgjim të një kujtimi, të një ngjarjeje traumatike, një personi të dashur, apo edhe të neveritshëm. Poezia, me ngjeshjen dhe shpërthimin që na ofron, ndihmon shprehjen dhe komunikimin, duke lidhur universalen, me të përgjithëshmen e individit. Poezia na çon në vetënjohje, aq sa mund të themi se, një poemë, është një model strukturor për organizimin e vetëvetes. Ashtu si ndërmjet fjalëve të ndryshme dhe konfliktuale, krijohet një poezi me ritëm dhe qëndrueshmëri, në të njëjtën mënyrë, nga konvergjenca e instikteve tona, krijohet një vetëvete kompakte dhe e integruar. Gjuha e “koncentruar” poetike, e plotë në imazh dhe kuptim, përfaqëson kontradiktat dhe paradokset e ekzistencës sonë dhe me zbërthimin e fuqisë së imazhit, të transferimit metaforik dhe ritmit, na ndihmon për të zbuluar dhe shprehur, të vërtetën tonë të thellë. Në “kurimin nëpërmjet poezisë”, nuk gjykohen personat, duke u bazuar në prirjet e tyre poetike, por ka më shumë interes, procesi dhe kontakti i personit me anën e tij krijuese. Vlerësohet fuqia transformuese që mund të ketë fjala dhe shprehja, të cilat shërbejnë si pikënisje për takimin me vetëveten dhe evolucionin tonë personal. * Dimitris P. Kraniotis, është mjek specialist patolog dhe poet. -Botuar më 22.12.2013 në faqen e parë, në gazetën kombëtare të Athinës “Shprehje bashkëkohore”

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s