Poezi nga Ismet Tahiraj

 

Poezi nga Ismet Tahiraj

 

 

ismet

 

Ismet Tahiraj

 

 

 

 

 

BISEDË ME HASIJE SELISHTËN

 
E si ti ikim
Sëmundjes se sheqerit,
Kur patrullojnë
Etrocitet
Leukocitet
Njëra më tjetrën
Arbitrarisht kundërshtohen.
Se të vënë
Neurozë,
Dhe shtrëngim darësh.
Si në inkuizicion
Kur te shtyp llava.
E ashti i eshtrave
Ciflohet
Del pirg
I rrezuar për tokë…

 

 

 

 

 

UDBASHET

 

Këta të pa orët
E kanë te vete një orë,
Qengja tepër te butë
Bien meteor.
E dielli sos
Kur frynë
Dhe murrlani
Dredhat t’i nxjerrin shpinës
Si gajtani.
Këta kanë te vete një orë
N’ të pa orë
Qengjat e urtë
Qengja aligator
Qielli hapet e mbyllet
Po vdekja kërkon
Dhe vdekjen e tyre
Qoftë dhe pre dyllit….

 

 

 

 

 

VET MAHNITJE

 

 

Ti ishe në
Qendër të periferisë,
Vet mahnitej njerëzimi
Më mlysh
Ushqeheshin shpezët
Pas perdes se tyli
Tirrej përkëdheli e egër.
Ti ishe
Vet mahnitja e madhe
Derdhet kurm
I kutërbimit,
Pas perdes tyli
Nëpër fyt e gjoks
Ngulshin dhembët
polipi
Vet mahnitje e madhe
E adoleshencës.

 

 

 

 

THIKË E KUQE

 
Ti ishe lule ambrozi
Më timbër kokë dhie,
Nuse më thikë te kuqe
Ku grive çarçafët
E gjaku i mbuloj batanijet
Amfore gjithnjë e stër mbushur
E stuhive…

 

 

 

 

 

THJESHT LUMENJTË

 
Thjesht lumenjtë
U futën udhëve,
Nën ura
Nën parvaz hekurash
Ata nuk i flladitën
Fushat , fushë gjëra
Por sillën baltëra
Sillën katrahura
Lumenjtë të tërbuar
Tërbuar përtej lëkurave…

 

 

 

 

 

THUNDRAKËT

 
Lulëzuan lule stepe,lule
Baltërave ,arave ,luadheve
Dhe vënë bërraka më lëmashk
Përtej filozofie
Kur kridhej
Këngë e gjelave hollak.
Kalldrëmeve, shkallëve,
Zyrave, dyqaneve
Profetët autodidakt
Skurrjalë kërkonin gjak
E prehshin ne batak…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s