MIMOZA ZGJON SIRENAT, APO SIRENAT E LIQENIT MIMOZËN? ( SHËNIME DHE MENDIME RRETH VËLLIMIT POETIK”SIRENA E LIQENIT” TË POETES MIMOZA ÇEKIÇI-RISTA ) / Nga Agron Mema

 

sirenat

 

MIMOZA ZGJON SIRENAT, APO SIRENAT E LIQENIT MIMOZËN?

 

SHËNIME DHE MENDIME RRETH VËLLIMIT POETIK”SIRENA E LIQENIT” TË POETES MIMOZA ÇEKIÇI-RISTA

  

Nga Agron Mema

 

 

 

Një buqetë me 73 lule-poezi shumëngjyrshe e shumëaromshe në 84 faqe-lastarë, na sjell poetja Mimoza Çekiçi-Rista në vëllimin e sajë poetik”Sirena e Liqenit”, të redaktuar nga poeti Ndue Lazri dhe me parathënie të poetit tjetër të mirënjohur, Demir Gjergji, çka parathotë për një vëllim cilësor të autores.Përveç kënaqësisë, ndjen edhe befasinë, që vet poetja mundohet ta largojë teksa prezantohet me fjalët”…E ç’mund të them unë për veten time?Që kam lindur në qytetin e Pogradecit..!Besoj mjafton kjo për të justifikuar faktin që kam nisur të hedh në letër ndonjë varg.Mbase është qyteti ynë që e ka magjinë e poezisë brenda vetes dhe e përcjell tek banorët e tij…”Kështu shprehet Mimoza, ndërsa ne do të shpreheshim se banorët e Pogradecit këtë poetikë dhe lirizëm që u përcjell qyteti i tyre, nuk e mbajnë për vete, por me mjeshtëri e përcjellin tek lexuesi.Dhe lexon poezitë e këtij vëllimi e menjëherë , edhe sikur Mimoza të mos kishte shënuar vendlindjen e sajë, kupton se kjo poete vjen nga qyteti i Lasgushit të madh.I tërë ai vërshim e strkala ngjyrash poetik lasgushjan, ngjyros frymëzimin e Mimozës, brenda identitetit poetik të sajë.Kështu Mimoza rregjistrohet në lirikën e poezisë shqipe, duke vozitur në liqenin real dhe poetik të qytetit të sajë sëbashku me sirenat e tij në një garim bukurie pa kurfarë note xhelozie, duke zgjuar e rizgjuar njëra-tjetrën, nën vëzhgimin e nositit lasgushian, na sjell vëllimin poetik ku spikat peizazhi, lirika poetike dhe motivet baladike.Por në shumë poezi shfaqen ngjyrat e manushaqta, vjollcë, të trëndafilta e të verdha, duke sjellë përmes simbolikës së kolorit kujtime dashurie e xhelozie, ëndërruese e lumturie, malli e dhimbjeje.Dhe këto ndjesi përzihen me mërmërimën e liqenit, flladin e mbrëmjes, vazitejen në liqen të peshkatarit me ankthin pritës të vajzës në buzët e zallit, cicërimat e zogjve që pentagrohen në tinguj violinash…Dhe në këtë armoni ndjesore, përfaqësimi i poetes vjen i drejtpërdrejt, herë mes ndjenjash shpërthyese, herë në një raport të largësisë kohore me vetveten dhe vendlindjen dhe këtu shprehet me një gjuhë të rrjedhshme e të qartë: Nuk e di si u gjenda këtë buzëmbrëmje, Përdore më mori harresa, Më fuste rrugve qorre të humbja kujtimet, Unë muret kapja e më mbyste dënesa.

 

 

mimoza

 

MIMOZA ÇEKIÇI-RISTA

 

Tingujt shkruanin, tingujt zgjonin kujtime, Të dala nga shpirti, thellë prej zemrës dalë, Vrapoj e nxituar të përqafoj dritën, E harresa davaritet në errësisrë ngadalë

OSE NË VARGJET E TJERA:

Vrulli i dashurisë Zemrën ma rrëmben Digjem se ndër deje Zjarri më shpërthen Por autorja shpalos përmes vargjeve preokupimet vetjake dhe soqërore, krenarinë dhe lumturinë e të qenit femër, grua, nënë…duke ravijëzuar një portret moral të femrës në kohë dhe hapësirë, misjon ky që vërehet pothuajse në çdo poezi të sajë, këtë duke e përdorur me kujdes e në mënyrë të pagabueshme me figuarcionin dhe kohët e foljes në të gjitha nuancat kohore të rrëfimit dhe ligjrimit poetik, duke vendosur në vendin e duhur të tashmen reale, të tashmen e rrëfimit poetik, të kryerën, të pakryerën, të kryerën e thjeshtë, etj.Në këtë mënyrë mjeshtrore poetike ka mundur të jap ndjenjave dhe mendimeve, përveç ndërtimit kompozicional, dhe orkestrim të tyre.Dhe ky shpërthim dhe harmonizim ndjenjash lirike nanuriset sëbashku me lexuesin, pa injoruar shqetsimin kohor, por duke treguar kujdes në prezantimine tyre me anën e sjelljes së butë të fenomenit, përmes ësmbëlsisë dhe adhurimit përgjërimtar, afshin dashuror, keqardhjen mëshirplotë, vyrtite që dalin nga thellsia e zemrës së poetes dhe shkrihen në penën e sajë e derdhen në vargje mbi fletën e bardhë.Por poetja në vargjet e sajë sjell e dhe pikëllimin e trishtimin, që i shfaq në mënyra krejt individuale: Ç’u bë e jona dashuri? Cili det si kripë e treti? Ku vanë fjalët plotë ëmbëlsi? Premtimi ytë në ç’rrugë mbeti?

Apo në vargjet e tjerë:-Lartë në Plloçë, në kapërcim, Në çast u ndjeva si e përzënë, Mos mora rrugën që s’ka kthim, Zemra më dhemb, forcat më lënë.. Në këtë buqetë poetike të Mimozës gjenë aromën e mallit, dhimbjes së humbjes së dashurisë, përjetimet e ikjes nga qyteti drejt së panjohurës rrugë të kurbetit duke marrë pas kujtimet e pjesës më të bukur të jetës dhe një pjesë të qytetit, realiteti i sotëm mashtrues në rrjetet sociale sëbashku me klithmën për shpëtimin nga kjo e keqe brezit të ri dhe si një kanosje serioze e së arthmes, e deri tek poezia –sinops e vëllimit,”Pogradec-Dashuria ime” Një vëllim shumngjyrsh poetik, romantizëm e plotë tinguj, duke harmonizuar lirikën me epikën, ka mundur të na japë edhe një dëshmi identiteti se poetja ka lindur në një truall folklorik e me traditë në poezinë liriko-epike, por që fluturon në hapësira të reja.Mimoza Çekiçi-Rista vjen buzagaz dhe e suksesshme para lexuesit në vëlimin e sajë poetik”Sirena e Liqenit” duke u kthyer kështu edhe vet në një sirenë këngëtare e këngës së shpirtit dhe bukurisë së vendlindjes së sajë dhe na ngjall shpresën se kjo këgë-krijimtari e sajë e ka kthyer në një mjelmë të liqenit kaltërosh mes një vallzimi hynor bashkarisht me sirenat e nositin e Poradecit të madh.Dhe në fund të këtyre shënimeve dhe mendimeve , dua ti drejtohem Mimozës me fjalët e Bodler, me mendimin se Mimoza i meriton: “Poezia, për aq sa mund të zbres brenda vetes së sajë, i drejtohet me pyetje shpirtit, i bën thirrje kujtimeve të zemrës, mbresave shpresëdhënse, ajo nuk ka qëllime të tjera përveç qëllimeve poetike;dhe nuk ka si të ketë të tjera,asnjë poezi nuk ka si të jetë aq e madhe , aq fisnike, aq vërtetë dinjitoze në qenien e vetë poetike, se ajo që është shkruar vetëm e vetëm për kënaqësinë e të krijuarit poezi”…dhe Mimoza ka mundur të na jap këto xhevahire të muzës së saj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s