Poezi për fëmijë / Nga Ismet Tahiraj

 

Poezi për fëmijë

 

 

ismet 1

nga Ismet Tahiraj

 

 

 

 
JETA IKA FRENJAT E VETA

 
Më fal
Se nuk e dita,
Që vjeshta e brymës
Paska rënë
Në këtë shtëpi
Halla Nakë lëvizë
Andej këndej
Shumë fjalë
E fjalë ia shoh në sy.
Por ajo nuk fol
As nuk ofshan ,
Ka drynin e shpirtit
Pa as një shejtan.
S’di se vjeshta e bryma
Paska pikë
Në këtë shtëpi
Çupat paskan mbetur
Pa prind ,as arat s’paskan hullitë,
E lotët pullazi i përpi si shi.
Kush ua përkëdheli flokët
Kush ua përkëdheli faqet
Faqet si manushaqet
Natën hëna e verdh
rreze derdh te shtrati
çupat rrisin shtatin
Nakja zvogëlohet,
Udhët i paska jeta
Me frenjat e veta….

 

 

 

SI I VËNË IBRIT TË PA PRITURA-PRITA

 
S’i t’i ndaj
Damarët e trupit,
Për veç dhembjes
Ka pikëllim
E vaje
Ibrin si ma ndanë
E prita të pa pritura – m’i lanë.
E kur etja te merr
A pihet uji më llohë bore,
Dimri i acart
Na del ma shumë se kodër.
Si t’i ndaj damarët
E trupit tim
Nëpër prita te pa pritura
Ku kall zjarrmia
Kashta të përhitura.
Trupi im s’do
As një lum tjetër
As një vend sa do i bukur ,tjetër
Pikëllimi s’gjen
Rregull as rend
Si në truallin tim te vjetër…

 

 

 

ZVOGËLOHET SHTËPIA SA NJË ARRË

 

Zvogëlohet shtëpia
sa një arrë
mbi dertet tona,
thyhet çdo barrë
bie barra e borës
mbyll udhë e shtigje
zvogëlohet shtëpia
më shumë se një arrë
dikush s’ka bukë kollomboqi
dikush ha veç bukë te bardhë.
Dritaret s’kanë dritë,
As dera behar
Gjithçka prej se trashit
Këputet hiç pa hanxhar.

 

 

 

….ENEA

 
Në shtëpinë tonë
Vije Enea,
Kopsht me lule
Me lule rozmarina
E lilka te bukura.
Qe s’i than dot
As vjeshta as dimri.
Nga doçkat e saj
Fluturon
Pëllumba
Fluturojnë mbi çati
Lashtësia e madhe.
Derdhet gazi i ëmbël
Derdhën tallëset e lojës
Që s’i qull shiu
Që s’i përbaltë balta.
Mes hireve te saj
Mes lodrave te reja
Bleron luadhi
Blegëron qengji
N’ pranverën e luleve
Në zambakun e bardh
Që feks buzëqeshja
Mbi çatinë e lashtë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s