Botimi më i fundit i Shtëpisë Botuese “ADA” Libri i Nexhi Baushi “Poezia m’i solli pranë sytë e tu” ( BOTA E PASHME DHE AJO E NDJESHMJA – JANË VETË POEZIA / Nga Ali R. Berisha )

liber nexhi

Botimi më i fundit i Shtëpisë Botuese “ADA” Libri i Nexhi Baushi “Poezia m’i solli pranë sytë e tu”

 

BOTA E PASHME DHE AJO E NDJESHMJA – JANË VETË POEZIA

ali r berish

    nga Ali R. Berisha

Me daljen në dritë dhe pas leximit të librit “Poezia m’i solli pranë sytë e tu”, i poetës Nexhi Baushi janë sheshuar edhe gjëra të reja nga bota e saj poetike. Ky është libri i saj i tretë me poezi. Që nga Bota mistike e deri te poezia: Nëse ti nuk vjen, më lërë të vi unë. Kur para dy vitesh asaj ia pruri poezia të hequr perdesh qiellin që lotonte (Kur loton qielli) dhe bashkë me të edhe “grafitet” poetike, (Autograf i pazbardhur), gruan që ishte vetëm adhuruese e letërsisë, magjia e vargut e bëri poete të prirur e me shumë vlerë. Ajo tanimë kishte kaluar me sukses shtigjet e shumta të aguridhitetit letraro artistik. Kështu ajo ia doli ta përvetësojë shprehjen e kristalizuar poetike si poete e krijuar ngushtas me shprehje të nektarizuar në bahçen e veçorive të veta artistike. Të ecet apo të mos ecet, të thuhet apo të mos thuhet dhe si, e tërë intima, të mbushet me temperaturë apo me fresk vargu, a do mundem a nuk do mundem t’i hy botës dhe shpirtit në brendësi, sa e gjer-e-thellë poezia; të gjitha këto dilema po e përcillnin që në fillim hap pas hapi. Dashuria e fortë për t’iu bërë bashkëndërruese e metaforës dhe e meditimit rrëfimor nuk guxoi në asnjë rast t’i shmanget, në fillim frikës e më vonë përgegjësisë, për të krijuar poezi dhe për të dëshiruar sa më shumë vargje. Të gjitha këto që i thamë më lartë me ecjen e hapave të ngultë spaza kujtimesh nga jeta, vendosja për të thënë sa më saktë e sa më ndërgjegjëshëm atë që s’ishte e s’është mirë për fëmijën, për gruan, për të kaluarën për të tashmën, madje edhe për universin – fundi i fundit, e më së tepërmi për botën intime.
Nexhi Baushi përpiqet ta shpërfaq me vargje jetën e saj vetanake me një rrethshkruarje sa më të gjerë. Ajo mendon se shumëçka në botën e njeriut çelësin e ka tek poezia.
Në vëllimet e para, poetja sikur e ka përgatitur gatishmërinë e lexuesve që ata të munden vetëdijshëm, shpirtërisht e mendërisht të lexojnë diçka me ngjyrime të reja. Ky prezantim i saj bëhet buzëqeshshëm e me çiltëri, fuqishëm e me nerv poetik dhe pa sforco të mëdha shprehjore .
Me gjetje kreative shpalos botën e interesimeve. Ato kanë harmoni mendimesh, mesazhesh e ndjenjash me qëllimin që figura dhe vargu të dalin si art dhe imagjinatë e përfiguruar poetikisht.
Poezi te forta lirike por jo të ngarkuar me atë fjalorin e rëndë që lexuesin e shpie në boten ndjenjore larg asaj të përditshmes, pa eksperimentime e metafora ekstravagante, pa rënkime a puthje në çdo varg. Poetja mëton të vjershërojë me një të kënduar me etikë, që sipas saj i ka hije një gruaje të moshes se saj dhe për t’u ndjerë krenare për atë që e shkruan. Perveç poezive të ciklit të parë, sidomos dy poezive kushtuar kalave (të Shkodrës dhe asaj të Beratit, të cilat i gjasojnë shumë baladës, ku forma i është lënë në shërbim të përmbajtes, më shumë prekëse se magjepse, poezite e tjera janë lirika erotike , intime, meditative, – të cilat të këndshikuara nga ky rrafsh janë mjaft ekspresive. Cikli Tango e dashurisë … ca vargje në mesin e atyre poezive vërtet mahnisin me shkathtësi poetike.
Nexhi Baushi ka bërë hapa të simbolikës me qiellin, pranverën, yjet, diellin “e përhumbur në ëndrra”, “dua të flasë”, “frymën tënde ta frymoj”, qoftë edhe me “një lot mbi buzët e tua”… “si poete të përhumbem në ëndrrat e mia”, “Ëndërr e copëtuar” si “Tango e dashurisë”, si “gëzim i qeshjeve”. Për të jetuar realisht dhe kënduar aty ku ka mundësi “Të dialogojë me pranverat e jetës”, ajo e ka përherëcaktuar Tiranën , vendin e lindjes ku e ka jetën e rinuar, “ku ka lozur, qeshur e qarë”, “ditët e shënuara”, qytetet tjera të bukura, “Rrugët e kalldrëmta”, detin bukur, kalatë madhështore, historinë e krenarise dhe dashurinë e mentalitetit tonë.
Rinia vrapoi
nuk u verbua
në rrugët plot ngjyra la gjurmët e saj
së bashku me mua. (Në terrdritën e qiellit)

nexhi

               Nexhi Baushi

Dashuri kjo,sigurisht, e kohës moderne, por jo e lekuriquar, e ngrohtë por jo e vuajtjeve, e sakrificave, por jo e viktimave e as e vetëkurthimeve. Pra e tërë kjo valle e jetës pa përjetime të ndërlikuara. E kënaqur me jetën. Dashuria e ysht poeten të merret me poezi, dhe “Vjeshta grua” i lakmon njëj “Pranvere dashurie”.
Në këto vargje nuk ka frazeologji inerte ka mall, dhembje, brenga, lektisje, mallëngjim por jo melankoli jo rezignatë, jo zili as xhelozi. Në këto vargje pa sfida e ngarkesa, poetja Baushi, po rrrëfen se dashuria është një vetësirë shpirtërore e autobiografuar në vargje. Janë madje poetize më të kujdesshme me lajtmotive nga jeta me një prezantim botëpërceptimesh të jetës dhe të marrëdhënieve me të.
Poetja, tani më, mbase (ka lexuar nga Horaci, por kjo nuk ka rëndësi) mund të thuhet se ka ditur ta zgjedh lëndën që i është përshtatur mundësive të saja.Vepra na bind se poetja ka menduar gjatë sa ia bartin “supet”. E ka vargëzuar e performuar mjaft tërheqshëm një vëllim poetik që do të lexohet dhe ruhet gjatë në mbamendje për përshtypjet që krijojnë vargje të një gjuhe të ëmbël plot ngjyrime figurash e shprehjes. .
Poetja Baushi në të ardhmen,nuk duhet të kufizohet shumë nga etika kur shkruan poezi të erotikës intime. Kjo do të jetë edhe më tepër dritare perdehapur për të shtegtuar sa më lirshëm në modernitetin letrar.Ajo duhet të ketë më shumë kujdes për gjuhën dhe për një depërtim më të guximshëm në hapësirat tematike.Eshtë dëshmi bindëse se autorja ka arritur përvojen. Me përkushtimin që ka, ajo premton akoma më shumë e më vlershëm si talent i shfaqur tejet natyrshëm – ndonëse me vonesë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s