Në ditën e poezisë Shtëpia Botuese “ADA” prezanton librin ” Vesë mëngjesi” të Angjelina Xhara – Papalilo, skenariste filmash, përkthyese, publiciste e shkrimtare. (Rreth livadhit poetik të autores Angjelina Xhara – Papalilo, në vëllimin «Vesë mëngjesi» ) / nga Ilir Balili

rolan pub

 

Në  ditën e poezisë Shtëpia Botuese “ADA” prezanton librin ” Vesë mëngjesi” të Angjelina Xhara – Papalilo, skenariste filmash, përkthyese, publiciste e shkrimtare.

Rreth livadhit poetik të autores  Angjelina Xhara – Papalilo,  në vëllimin «Vesë mëngjesi»

nga ILIR BALILI

 

Rrethanat e rastit sollën, të njihem qysh në fillim me një dorëshkrim poetik të autores së mirënjohur si skenariste filmash, përkthyese, publiciste e shkrimtare, të zonjës Angjelina Xhara – Papalilo. Dua të nënvizoj që në krye se, i gjithë vëllimi poetik “Vesë mëngjesi”, që del për botim, përbën një biografi letrare të jetës së saj, si krijuese me të gjitha hapësirat dhe monopatet e jetës, ku konkurojnë e mbeten në mbamendje gjithëlloj dëshirash borë të bardha.
Megjithëse jeta e saj krijuese ka patur për profesion përgatitjen e skenarëve të filmave e më gjerë, (autore e 66 filmave), sigurisht brenda shpirtit të saj ka bërë vend prej kohësh edhe poezia, si dritë jo e këtueshme. Ky pasion i rinisë së saj, me siguri pat mbetur fshehur, dremitur, por kurrë në gjumë.
E kështu pas një mundimi në vite, ajo shpërfaqet para publikut letrar edhe me vëllimin poetik “Vesë mëngjesi”.
– “I kam mbledhur nëpër vite, nëpër stinë trazimesh, por siç thonë krijuesit, kam qenë e pavendosur për t’i botuar. Tani thashë, t’i paraqes thjeshtë, si një shkarkim dhe gjest mirënjohjeje për nënën, babanë,bashkeshortin, fëmijët,te afermit, miqtë e njerëzit më të shtrënjtë e të dashur, gjithçka që më ka nxitur, fryëmëzuar për këtë ndërnisje…”.
I dëgjoja këto konsiderata të sinqerta të autores, e cila sipas meje bënë pjesë ndër gratë krijuese që ndodhet gjithnjë “në alarm të përhershëm” dhe e pushtuar nga zjarrmia krijuese,. Mendoja se e vlente, t’i bënte publike, muzen e shpirtit të saj poetik.

Duke shfletuar poezite e saj, s’është e vështirë të dallosh qartë globin e shpirtit të saj, që flet plot ndjesi, motive e pëshpërima, të përjetuara kudo ku ka shkelur, të cilat i ka kthyer në poezi. Në këtë formë ajo përcjell direkt, qartë e thjeshtë mesazhe, që të dhurojnë emocione e të vënë në mendime, pse vërtetë duken si personale, por me dobi përgjithësimi edhe për publikun që pëlqen poezinë.
Gati në çdo poezi të saj, ka një ngjarje, apo fabul, por kurdoherë edhe një frymë, çka është e nevojshme sot, kur botohen poezi gjithëlloj hermetike. Përgjithësisht poezitë e saj përcjellin mall e këngë, dhimbje, kujtesë e kthehen në retrospektivë, ku del shpresa e besimi, se qiriri i shpirtit të njerëzve, paska musht e frymë dhembshurie, diçka tepër hyjnore, të mrekullueshme.
Mëgjithëse ajo nuk bën pjesë tek autorët që i kërkojnë figurat e metaforat letrare, përsëri poezia e saj, i ka të katër stinët brenda, dhe lëviz e qartë, lirisht, me fjalë zemre për njerëzit e subjektet, shumica e të cilëve janë njerëz të gjakut e pranë tyre.
Të bën përshtypje të thellë vëmendja e saj poetike, për të sjellë disa motive, që shëmbëllejnë me ngjyrime të vërteta shpirti, për mesazhet që përcjellin, pse ajo e ndjen thellë se, nuk ka stinë pa një shpresë dhe nuk ka natë pa një mëngjes…
E shëtitur në disa kontinente, deri në Amerikën e largët, autorja sjell ndjesi dhe vëmendje poetike, te fresketa e origjinale.. Ajo tenton e kërkon të derdhë me muzë, filozofi të jetës së saj, pamje e ndriçime në këtë botë të bukur, por shpesh të trazuar e të përzier, me dhimbje, pengje e brenga, ku shpesh njerëzit kanë fate të përbashkëta. Sidoqë merr nxitje tek elementë krejt individualë, ajo bën përzgjedhje vëzhgimesh kurdoherë të saj, dhe i paraqet me metafora, duke ndriçuar livadhin e vet poetik.

 

angjelina

Angjelina Xhara – Papalilo

 

Udhëtimet e ndryshme dhe jeta në mergim, autoren e kanë bërë më të ndjeshme, duke i lënë mbresa të thella e të shumëllojta, motive të cilat ajo i ka derdhë në vargje, ku këndonjësi i çdo niveli mund t’i shijojë me kërshëri…
Shpesh ka vargje të befta, të çiltër, që duken si “foshnjore”, ashtu siç janë poetët spontanë, pa poza, çka e bëjnë poezinë e saj tepër të sinqertë. Përgjithësisht, vëllimi i saj “Vesë mëngjesi” nuk ka ndonjë disiplinë klasike letrare, por sundon vargu i lirë, shoqëruar me nëntekste filozofike.
Duke hedhur këto konsiderata m’u kujtua një Prof. dr, amerikane, zonja Karmit Zysman, e cila në shtator 2000 në Prishtinë, më pat thënë: “Poezia duhet të ketë brenda filiozofi, nëntekst edhe muzikë, ose njërën prej tyre, që të ngjallë emocione tek publiku”. Në këtë kuadër mund të them hapur, se vëllimi i autores, zonjës Papalilo, mendoj se i ka të tria këto kualitete poetike…
Është vendi të kujtojmë se, autorja si një figurë e vlerësuar televizive, bën pjesë ndër skenaristët e mirënjohur të filmit dokumentar të Shqipërisë, autore e romanit “Enigma” me temë emigracionin, i vlerësuar me çmim. Ajo është perkthyesja e romanit ”Gruaja leopard” të Alberto Moravias, i ribotuar disa herë me sukses të plotë nga Shtëpia botuese “TOENA”.
Kohët e fundit Angjelina na dhuroi edhe librin, ndoshta të rrallë, me pak fjalë e shumë emocion, për artisten e madhe Margarita Xhepa, i cili përbën një poemth të vërtetë për jetën e artistes së shquar. Po jo vetëm. Krijuese e palodhur e me përgjegjësi, ajo në bashkëpunim me “Artistin e merituar” Ilia Tërpini, në kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, tërhoqën vëmendjen me vlerësime te vecanta për filmin dokumentar artistik “Vatra e shqiptarëve të Amerikës”.
Vëllimi poetik “Vesë mëngjesi” i autores Angjelina Xhara – Papalilo, është një përpjekje e suksesshme që na gëzon, gjë e cila meriton vlerësime, respekt dhe përgëzime letrare…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s